Kryemadhi flet për vitin më të vështirë të LSI, mesazh Ramës: Ai e di shumë mirë se…

Aug 31, 2018 | 11:17
SHPËRNDAJE
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur me tone të forta gjatë takimit të sotëm me Komitetin Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Rinore për Integrim.
kryemadhi

Ajo ka pranuar se ky ka qenë viti më i vështirë që ka kaluar LSI-ja, duke lëshuar akuza të forta në adresë të kryeministrit Rama. “Ky ka qenë viti më i vështirë i LSI, ju, LRI keni qenë motivi që LSI i rezistoi përballjes së ndyrë dhe monstruoze e kriminale të rilindjes së Ramës”- tha ajo.

Gjatë fjalës së saj në takim, kryemadhi theksoi se Rama e di shumë mirë se do të përballet me drejtësinë. “Ai e di shumë mirë se do të përballet me drejtësinë, por së pari me drejtësinë e popullit, nuk jemi gjykatës, por gjykatësi më i madh është Zoti që na gjykon të gjithëve, të gjithë do të gjykohemi një ditë për veprimet tona, unë nuk dua të gjykohem pse nuk veprova, se është njëlloj me atë që ka bërë krimin, ndaj ne duhet të veprojmë, të bëjmë lëvizjet tona, të denoncojmë cdo mësues, apo drejtorë shkolle që ushtron dhunë psikologjik e politike, se tashmë nuk jemi më si më parë, përgjigja do të jetë shumë e egër ndaj kujto që kërcënon”- tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura