Kryemadhi flet për vaksinimin: Jam pro, por shqiptarët nuk mund të jenë një popullatë që të bëhet eksperiment

Apr 21, 2021 | 18:57
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka thënë se është pro vaksinimit të popullsisë kundër koronavirusit, por ka shtuar se shqiptarët nuk mund të jenë një popullatë që të bëhet eksperiment duke u vaksinuar me vaksina nga të cilat nuk ju dihet origjina.

kryemadhiiii-e1618860134447-675x450

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Kryemadhi deklaroi se shqiptarët duhet të marrin vaksinat më të mira, sikurse Gjermania apo Amerika.

Zëri i Amerikës: Zonja Kryemadhi më lejoni dhe një pyetje të fundit. Pandemia sot është një problem botëror, Shqipëria ka nisur një proçes vaksinimi dhe po përdor katër vaksina Pfizer, AstraZeneca Sinovac-un dhe pret dhe ngarkesa me vaksina ruse. Cila do të jetë qasja e jua në rast të ardhjes në pushtet?

Monika Kryemadhi: E para unë jam një person që e kërkoj vaksinimin e popullatës. Unë si Monika Kryemadhi mendoj që shqiptarët nuk mund të jenë një popullatë që të bëhet eksperiment duke u vaksinuar me vaksina nga të cilat nuk ju dihet origjina. Por çdo bashkëpunim i institucioneve të shëndetësisë shqiptare dhe institucioneve ndërkombëtare siç janë ato evropiane dhe ato të SHBA-së sepse janë dy institucione që duhet të certifikojnë vaksinat që shteti shqiptar duhet t’u bëjë shqiptarëve, e para dhe e dyta unë jam e bindur që asnjë politikan dhe as një forcë politike nuk është kundër vaksinimit, qytetarët shqiptar përkundrazi duhen vaksinuar dhe duhet vaksinuar me shpejtësinë më të madhe, sigurisht duhen vaksinuar me vaksinat më të mira, me ato që vaksinohen dhe gjermanët dhe danezët dhe amerikanët dhe kushdo tjetër.

E them këtë pasi unë nuk vë njeri mbi veten time. Ne jemi evropian nuk jemi eksperimental dhe them që duhet t’i japim fund eksperimenteve që kanë bërë në Shqipëri. Ka ardhur koha që shqiptarët të vendosin vetë për familjen e tyre dhe unë mendoj se kemi me qindra dhe mijëra djem dhe vajza shqiptare që jetojnë në Amerikë, që kanë studiuar në Amerikë që punojnë atje dhe janë të gatshëm të vijnë të punojnë në Shqipëri. E kam diskutuar këtë çështje dhe për Reformën në Drejtësi. Janë 10 mijë shqiptarë që janë diplomuar në jurisprudencë në Amerikë që mund të ishin pjesë e sistemit të drejtësisë por as akreditimet e diplomave nuk i ka pranuar ministria këtu që të mos mund të kishin mundësi të merrnin pjesë në garën për të marrë pjesë në ngritjen e organeve të Reformës në Drejtësi . E kam thënë në Zërin e Amerikës dhe po e them përsëri: Shqiptarët e adhurojnë Amerikën nuk duhet ta shpërdorojmë këtë dashuri dhe adhurimin që shqiptarët kanë për Amerikën, por duhet ta kthejmë në forcë dhe duhet ta kthejmë në prezencë amerikane dhe në sa më shumë investime amerikane në Shqipëri. Se një shtet i fortë krijon mundësinë për sjelljen e investime të huaja. Nëse ne do të kemi investime të huaja, ato amerikanet do të jenë ato që janë më të forta më të sigurta dhe që do të garantojnë stabilitetin dhe sigurinë në Shqipëri dhe në rajon. E besoj këtë gjë.

Po ashtu Kryemadhi ka folur edhe per Reformen ne drejtesi ku eshte shprehur “ndoshta duhet ta kthejmë pyetjen në anën tjetër. Unë vetë si Monika Kryemadhi, por edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, jam e bindur edhe vetë Partia Demokratike kemi votuar një reformë në drejtësi në dakordësi me të gjitha institucionet ndërkombëtare, me Komisionin e Venecias, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian në korrik të 2016-s dhe për herë të parë si asnjëherë në 30 vitet e tranzicionit dhe të pluralizmit politik ne kemi pasur një dakordësi 100 për qind, me 140 deputetë në Parlament. Për tetë ligjet e reformës, Partia Demokratike ka pasur opsionet e veta, ndërsa ne kemi votuar. Dhe ne nuk i kthehemi mbrapsht absolutisht dhe nuk mendojmë se duhet korrigjuar asgjë nga ajo çfarë kemi votuar në 21-22 korrik të 2016-s. Më pas ndodhi deformimi dhe kapja e asaj që zoti Rama e deformoi, e ndryshoi, e kapi, e tjetërsoi, e për të cilën unë mendoj që duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pasi dashje pa dashje, diku me indiciet tona personale apo diku me preferencat tona personale, edhe familjare, shkojmë dhe kemi bërë një gabim shumë të madh, i cila faktikisht i ka kushtuar jashtëzakonisht Shqipërisë.

Sepse sot problemi i reformës në drejtësi është se ne akoma nuk e kemi të ndërtuar Gjykatën Kushtetuese , kemi një Gjykatë të Lartë që nuk është funksionale, kemi gjykata të cilat po shkojnë drejt margjinalizimit. Procesi i vetingut akoma vazhdon dhe ne e dimë shumë mirë që është në një sulm ndoshta mediatik. Kanë frikë të dalin e të flasin, pasi ne e dimë shumë mirë se është jashtëzakonisht e vështirë për të dalë në ekrane të mëdha dhe për të shprehur opinion , themi që është në një terr informativ e gjithë shoqëria shqiptare. Ndërkohë nga ana tjetër njerëzit vuajnë qoftë për të marrë dhe një divorc ose për të pasur kudjestarinë e fëmisë së tyre apo të marrë pagesën e tyre. Pra kur një grua është pa punë e divorcuar nga bashëkshorti dhe nuk arrin do të gjej të drejtën e saj në dyert e gjykatës mendoni pastaj se çfarë mund të themi për gjëra të tjera që janë më të rëndësishme.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura