Kryemadhi flet për raportin me Bashën dhe Ramën: Aktualisht me kreun e PD-së…

Mar 13, 2018 | 17:40
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duke i bërë ftesë kryeministrit Rama për bashkëpunim në të mirë të interesit të qytetarëve përballë një situate kaosi, pasigurie e varfërie, ka zbuluar se cfarë raporti ka me Ramën dhe me Bashën.

kryemadhi

“Unë e kam thënë dhe po e përsëris, qoftë me Bashën qoftë edhe me Ramën marrëdhëniet personale i kam shumë të mira. Aktualisht me Bashën jemi në marrëdhënie bashkëpunimi në frontin opozitar. Ne në 27 vite tranzicion nuk jemi mësuar të shohim partitë e opozitës që japin alternativë. Jemi mësuar të thonë vetëm, po ose jo, por ka edhe mundet”- tha ajo.

Kryemadhi ka theksuar se nuk do të ketë më asnjë bashkëpunim të fshehtë, por vetëm transparent në sy të të gjithëve. Ajo i është përgjigjur pyetjes lidhur me qëndrimin që do të mbajë LSI gjatë seancës së mocionit me debat me Ramën në Kuvend. “Për sa i takon toneve në Kuvend, tonet e LSI nuk kanë munguar të jenë direkte, të ashpra e emocionale, LSI ka qenë e qartë dhe ashtu do të jetë dhe e drejtëpërdrejtë, le të jemi më shumë të kuptueshëm për qytetarët”- tha ajo.

Ne pergjigje te pyetjes per nje bashkepunim apo bisedime me Ramen, ajo u pergjigj:

“Bashkëpunimi ynë në shërbim të luftës kundër varfërisë, krimit, të një jete më të mirë për shqiptarët, është i hapur dhe transparent,m nuk kompleksohemi jemi të gatshëm. Jemi të hapur për të dhënë alternativën tonë, për ne e rëndësishme që të zgjidhet procesi”- tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura