Kryemadhi: Deputetët e PS braktisën Tahirin, deri dje i lëpiheshin për ti punësuar ndonjë polic

Oct 18, 2017 | 22:00
SHPËRNDAJE

E ftuar në emisionin ‘Top Story” me Soko Ballën në “Top Channel” kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në vijim të çështjes së përgjimeve ku përmendet emri i Saimir Tahirit ka thënë se sot nuk ke asnjë deputet socialist që ti ketë dalë në mbrojtje atij.

“Nuk ke një deputet socialist që i del në mbrojtje Tahirit, deri dje i lëpiheshin nga pas për ti punësuar një polic,” ka thënë Kryemadhi duke vijuar me akuzat e  përfshirjes në botën kriminale të shumë shefave në radhët e policisë.

E ndërsa për aksionin opozitar dhe për takimin e sotëm me partitë politike Kryemadhi tha se nuk do të jenë vetëm partitë politike ato që do t’i bashkohen kësaj platforme por do të jenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, akademikë gjithashtu do të ketë edhe rakordime me ndërkombëtarët.

“Ka parti të cilat do të vijën dhe do të bashkohen me frontin opozitar. Halli nuk është më klasa politike, është një nga pikat. Ne do të krijojmë një platformë, diskutime me shoqërinë civile, akademikë dhe me qytetarët. Do të kemi rakordim edhe me ndërkombëtaret. Emergjentja është çështja e krimit më tej me çështjet ekonomike e sociale” tha Kryemadhi.

“Dosja Habilaj”/ A ka përgjegjësi Meta? Ja si përgjigjet Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim e ftuar në emisionin ‘Top Story’ me Sokol Ballën në “Top Channel” ka folur për ‘Dosjen Habilaj’ dhe për përmendjen e Saimir Tahirit në përgjimet e bëra nga drejtësia italiane.

kryemadhi

Kryemadhi e ka quajtur Tahirin një viktimë të radhës, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Rama.

Sipas Kryemadhit dosja “Habilaj” është një pikë uji në oqenanin.

“Në oqeanin e zullumit ku ëshë futur shteti shqiptardhe nisi të dalë, të shprehen edhe ndërkombëtarët dhe po ndodh që po kthehet nga një rrezik kombëtar, në një rrezik rajonal”, vijoi ajo.

Kryetarja e LSI-së thotë se më shumë sesa emrat, problem është fenomeni.

E ndërsa për përgjegjësitë e Metës si kryetar i LSI-së Kryemadhi thekson se ai duhet të mbajë përgjgjësitë e tij.

“Ilir Meta ka përgjegjësinë e tij dhe në momentin që sheh që gjërat nuk janë ashtu siç duhet…ai që në momentin që ka vënë re çështjen e drogës duhej të kishte reaguar. Ai është po aq fajtor sa Edi Rama, sepse ka mbyllur sytë, ka mbyllur edhe gojën”, u shpreh ajo.

Heshtjen e Metës, Monika Kryemadhi e lidhi me nevojën që politika të kalonte reformën në drejtësi.

“Ai tërhiqte gjithmonë vëmendjen tek reforma në drejtësi”, u shpreh kryetarja e LSI-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura