“Kryejmë marrëdhënie vetëm 1 herë në dy muaj, por mbaron shpejt”, gruaja në dilemë: Fantazoj për ish të dashurit e mi kur bëj seks me të, më tërheq edhe kolegu

Jan 29, 2020 | 15:51
SHPËRNDAJE

“I dashuri im është si një anëtar i familjes tashmë. Por edhe pse është i sjellshëm dhe mbështetës, nuk më tërheq më seksualisht.”

Një grua rrëfeu për psikologun se është në lidhje me të dashurin e saj për katër vite.

Në artikullin e botuar nga The Sun, ajo tregoi se si diagnostikimi me kancer i prindërve të tij i afroi akoma më shumë.

Rrëfimi i plotë:

Dy muaj pasi u lidhëm nëna e tij u diagnostikua me kancer të pashërueshëm. Ishte shkatërruese sepse edhe babai i tij gjithashtu rezultoi me kancer dhe prindërit e tij vdiqën brenda dy viteve.

Si rezultat i kësaj u afruam shumë dhe lidhja jonë u bë serioze.

Kemi kaluar shumë dhe ende e dua, por nuk ndihem e tërhequr më seksualisht dhe gjithmonë fantazoj për ish të dashurit e mi ndërsa bëj seks me të.

Gjashtë muaj më parë u njoha me një koleg ndaj të cilit jam shumë e tërhequr seksualisht.

Nuk i jam afruar ende, por më shqetëson fakti që po ndrydh nevojat e mia.

I dashuri im është një partner i sjellshëm dhe emocionalisht mbështetës por jeta jonë seksuale po dështon. Kryejmë marrëdhënie seksuale vetëm 1 herë në dy muaj dhe kur e bëjmë mbaron shpejt dhe nuk kaloj në orgazëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura