Kryegjyshata, rrugë historike e Qendrës Botërore, mitizim kombëtar

Jan 31, 2020 | 15:05
SHPËRNDAJE

Nga FERDINAND SAMARXHI

ferdinand-samarxhi

“Kryetari i teqesë së Haxhi Bektash Veliut në Kërshehir, hirësia e tij, Kryegjyshi Sali Niazi, që është i fisit shqiptar dhe që njihet si papa i gjithë bektashinjve të botës, u shtrëngua të largohet nga qendra e madhe e bektashizmit dhe erdhi e zu vend në Tiranë si Kryegjysh i Shqipërisë, gjithë duke mbajtur dhe ofiqin e tij të lartë si postmbajtës i këtij besimi në gjithë botën”.

Dede Reshat Bardhi: “Sali Niazi Dede ka qenë dhe mbetet ideatori dhe ndërtuesi i godinës madhështore të bektashizmit në vendin tonë. Ai ka qenë dhe mbetet model i klerikut me dije të mëdha, me urtësi dhe tolerancë. Ai ka qenë dhe mbetet reformatori i parë i këtij besimi në vendin tonë, duke e ngritur bektashizmin në nivele të larta përfaqësimi”.

Haxhi Dede Edmond Brahimaj: “Mes emrave të ndritur të dëshmorëve dhe ideatorëve të kombit bën pjesë pa dyshim edhe emri i kulluar i klerikut bektashian, Sali Niazi Dede, i cili erdhi në Shqipëri me një vizion të qartë dhe plot shpresa, se Qendra Botërore e Bektashinjve, duke u vendosur në jugperëndim të Europës të krishterë, në paqe dhe bashkëjetesë me besimet e tjera fetare, do të kontribuonte në harmoni midis feve”.

“Shkuarja në Turan me njëzetë e pesë makina do të mbetet një kujtim i paharruar dhe shumë i vyer për mua. Do të qëndrojmë disa ditë këtu dhe do të shkojmë në Tiranë për të marrë fermanin e Kryegjyshit”.

Teqeja e Turanit, Qendra e parë Botërore e përkohshme e Bektashizmit në Shqipëri.

2 gusht 1930, Melçani, Qendra e dytë Botërore në Shqipëri. Viti 1931, Qendra Botërore vendoset përfundimisht në Tiranë.

Në panteonin e artë të historisë së kombit gulmojnë epope, luftëra, njerëz të mëdhenj, që lanë të skalitur ngjarje, figura, që në rrugëtimin tonë, të kombit, ndriçuan, shkëlqejnë dhe rrezatojnë si yje në gjerdanin e ndritur.

Në rrjedhën e kohërave, edhe pse ata vargojnë të largojnë me mjegullnajën e tyre, ta humbëtirin atë si kulme të kohëve, ata më madhështorë shfaqen, më shumë tregojnë, më shumë flasin për ne, për historinë.

Për panteonin tonë shkruan shumë kulme që ngelën. Eskili te “Prometeu i Lidhur” e nis me tempullin Thesprot të ilirëve, në tokën e mollosëve të sipërm.

Gurgullimi i rrjedhës do të katapultojë me Piron, Teutën, me shtatë papët e gjenezës ilire: Shën Eleuteri, Shën Urbani i Parë, Shën Kai, Papa Gjoni IV Dalmat, Papa Pali i IV Karafa. Gjatë kohës dhe nën drejtimin e tij botohet libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari i Gjon Buzukut”. Papa Sisti i V Pereti, Papa Klementi XI, Albani. Me urdhër të tij u mbajt Kuvendi i Arbrit, në 10 korrik të vitit 1703, ku u mor vendimi për hapjen e shkollës së parë shqipe.

Në këtë rrugëtim epik do të lindë mbrojtësi i civilizimit europian, Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, nga sulmet e hordhive osmane, që Papati e nderoi dhe vlerësoi si pararendës të historisë, atlet i Krishtit.

Ali Pashë Tepelena, pushteti i të cilit u bë sfidë për Perandorinë Osmane me vilajetin e tij.

Më inkandeshent, panteoni ynë. Nënë Tereza, lavdi e kombit, bijë shqiptare, prelud i dashurisë për dhimbjen njerëzore. Princi Botëror i Kishës, kardinali Ernest Troshani, sakrilegj i provonisë hyjnore, personifikim i martirizimit, të kombit Fishta dhe matanë detit, në anën tjetër të kontinentit, F. S Noli, Faik Konica etj…

Sa më shumë ngulmim, më shumë ndriçim, më e ndezur historia.

Sali Niazi Dede, bir Starje Kolonje, mëkim dhe kulm i rrjedhës së kohëve.

Kolonja, histori luftërash e çetash, trimash, Sali Butka, Bajo Topilli, Themistokli Gërmenji, Petro Nin Luarasi etj., me pushkë dhe penë për mëmëdhe. Teqe Kolonjë. Starje. Leskovik. Qesarakë. Kreshov. Tyrbe, mejkame, mëkim shqiptarizmi, mëkim Zoti, mëkim misticizmi bektashian, mitizim idealizmi kombëtar.

Këtu do të lindte. Do të pinte gjirin e nënës. Mëkohej atdhedashuria dhe idealizmi. Fëmija i dervish Cufës, të Starjes. Kësaj vatre mëmëdhetarëe ku idealizohej mbi gjithçka kombi. Të parët e krahinës kishin luftuar në çeta për mëmëdheun, me guna në shpinë dhe me pushkë në krahë, kishin shkruar për mëmëdhenë, për lirinë, për shkronjat shqipe. Teqet, tyrbet, mejkamet do të fusin në zemrën e tij Zotin, mitizimin e idealizmit kombëtar.

Dashuri ideali, dashuri Zoti, Sali Niazi Dedeit, nxënës në shkollën fillore. Dashuri e trevës, dashuri e rrugës, besimit, histori gatimi, mbrujtëse luftërash për liri e penë, teqe, çerdhe mëkim, idealizim misticizmi kombëtar, do ta rrisë Sali Niazi Dedei, të riun shqiptar, më tej për dashuri, në rrugën mistike. 1896 do ta gjente atë në Nevshehir pranë teqesë së famshme të Haxhi Bektash Veliut, shkollës së saj, si studiues.

Shumë shpejt do të hyjë në këtë udhë mistike të Trikatit Bektashian. 1897, Muhyb dhe Klerik.

Kryegjyshi Botëror i kohës, Haxhi Fejzi Dedei, me origjinë prej gjaku të damarëve tanë, nga fshati Marikaj i Tepelenës, do të zbulojë tek ai të shkrirë atdhedashurinë me misticizëm islambektashian. Si prej gjakut, do të ndikojë më tej në mitizimin idealist të tij, duke i dhënë merita që ai tashmë po i fitonte me punë dhe besim.

1901, Baba. 1913, Gjysh. Klerik tashmë i formuar, integritet i shquar, i veçantë. Sali Niazi Dedei, emisar i posaçëm i Haxhi Bektashit, Nevshehirit, në kohë do të kryejë detyra të rëndësishme. Pikëpamje të ndryshme për prejardhjen dhe udhën e bektashizmit. Kundërshti mes Dede të Vradhit dhe familjes Celebi në Shqipëri. Bashkëbisedim, mirëkuptim dhe paqësim. Zgjidhje ngërçi. Sali Niazi Dedei, më shumë emër, kredibilitet. Kleriku ynë do të zgjidhet ndër të vetmit që në rini, si shqiptar në forumin më të lartë të Këshillit Gjyshnor, të Kryegjyshatës Botërore. Nderim i lartë për moshën dhe kohën. Gjysh (Dede).

Kryegjyshi ynë nga Starja e Kolonjës do të mëkojë me plot dashuri udhën mistike, do të mitizojë misticizmin islam-bektashian me idealizmin kombëtar. Kryegjyshi ynë i ardhshëm do të luftojë për të çuar më tej devizën e rrugës së Hyn qar Haxhi Bektash Veliut. Do të luftojë për të përçuar te të gjithë bektashinjtë vendet në Ballkan, idealizmin e vetë devizës së këtij tarikati, “Pa Atdhe, nuk ka Fe”. Tarikat mistik islam, për kohën foli shumë. Tarikat që, ashtu siç lindi dhe u themelua nga prijësi i tij, Haxhi Bektash Veliu, pinjoll i familjes profetike, emancipim i vetë udhës, mistikës islame dhe idealizmit të çdo himni kombëtar.

Kryegjyshi ynë Botëror, Sali Niazi Dedei, kandidati më i devotshëm, më i parë për të mbajtur postin më të lartë, për të qenë tashmë Kryegjysh Botëror i kohës.

28 janar 1930, prolog i kohës… Vitet 1923- ’24- ’25 njihen në Turqi si vitet e reformave të mëdha, të thella transformuese. Kalimi i Turqisë nga një vend gjysmëfeudal, në një vend të fillimit të marrëdhënieve kapitaliste. Reformatori, padishahu i kohës, Ataturku, me prejardhje prej gjakut tonë.

Reforma të forta, prekje sadopak e rrugës mistike islame, bektashizmit, (të këtij tarikati, që në kohën e sulltanëve ishte emancipim i Turqisë), bie në kundërshti, ndeshje me pikëpamje vizionare, të Kryegjyshit Botëror të kohës, që tashmë kishte formësuar rrugën e teqesë së famshme të Qendrës Botërore të Nevshehirit, gërshetimin dhe shkrirjen e misticizmës islame me mitizimin e idealizimit kombëtar, të respektimit të parimit, të çdo himni, të çdo vendi me dashuri të rrugës së Zotit. Në këtë konfrontim, Kryegjyshi Botëror, për të vazhduar më tej rrugën e besimit, vizionin e tij të kohës, do t’i vinte në ndihmë prejardhja e kombit të tij. Deviza e tij tashmë ishte të shpërngulte Qendrën Botërore Bektashiane nga Anadolli, në Shqipëri. Rrugë e mundimshme, mistike, atdhetare, patriotike.

Vendim dhe akt i madh kombëtar, me përmasa të ardhshme historike.

Konsulta me konsullatën shqiptare, Stamboll, klerik shqiptar, mbretin Zog, (nuk përjashtohet mundësia e bisedimeve dhe me Muhamet Ali Pashën e Egjiptit, që ishte mbret me origjinë nga Shqipëri, Zemblaku i Korçës), Gjyshër të vendeve të tjera të botës, merr vendimin e madh historik, shpërnguljen e Qendrës Botërore Bektashiane prej Turqisë, në Shqipëri.

(Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi 883, viti 1932, dosja 1, fl.1 – 3) thuhet: “Kryetari i teqesë së Haxhi Bektash Veliut në Kërshehir, hirësia e tij Kryegjyshi Salih Niazi, që është i fisit shqiptar dhe që njihet si papa i gjithë bektashinjve të botës, u shtrëngua të largohet nga qendra e madhe e bektashizmit dhe erdhi e zu vend në Tiranë si Kryegjysh i Shqipërisë, gjithë duke mbajtur dhe ofiqin e tij të lartë si postmbajtës i këtij besimi në gjithë botën”.

Vendim i madh historik, akt madhor i kohës. Qendra Botërore Bektashiane shqiptarizohet më në fund. Prej këndej nisin rrugët, përcilleshin udhëzimet hyjnore të udhës mistike islame, të gërshetuara me mitizimin e idealizmit, thënien e profetit “Pa Atdhe, nuk ka Fe”.

Bektashizmi tashmë idealizohet me frymën e tij kombëtare të çdo vendi, të çdo kombi. Kudo që do ndodhen bektashinj, sipas vendit të tyre kanë parimin e madh të kombit, atdheut, fesë së tyre.

Jetëdhënës, kongreset bektashiane do të luanin rol të madh në mistikën e bektashizmit.

Prishtë, 14-17 janar 1921, Kongresi i Parë Bektashian formëson Komunitetin Bektashian Shqiptar, udhëheqës udhe, kontribut i udhëheqësve shpirtërorë bektashian.

26 shtator 1929, Teqe Turan. Kongresi i Tretë. Statuti i tij, art. 57 do të legjitimojë si qendër të përkohshme të komunitetit bektashian teqenë Turan.

Koha kishte ardhë, që Sali Niazi Dedei të pritet si prijës, patriot, udhëheqës i madh shpirtëror botëror i bektashizmit.

Janar 1930, Sali Niazi Dedei nis udhëtimin e tij historik.

Vapori “Ekspres”, emër që ngeli në histori, do të sjellë Kryegjyshin tonë nga Stambolli në Pire. Më pas në Skelë, Sarandë.

17 deputetë të kohës, me në krye Et’hem Osmanin e Ali Koprënckën, klerikë, baballarë, dervishë të teqeve të të gjithë Shqipërisë, Sali Butka e të tjerë. Në emër të popullit të Kolonjës, shenjtëria e tij përshëndetet me një fjalim entuziast nga z. Selami Libohova… 200 persona në Qafë të Qarrit presin Kryegjyshin dhe drejtohen për në Korçë. 1 shkurt 1930, shtypi i kohës shkruante: “Kryetari i teqesë së Haxhi Bektash Veliut në Kërshehir, hirësia e tij, Kryegjyshi Sali Niazi, që është i fisit shqiptar dhe që njihet si papa i gjithë bektashinjve të botës, u shtrëngua të largohet nga qendra e madhe e bektashizmit dhe erdhi e zu vend në Tiranë si Kryegjysh i Shqipërisë, gjithë duke mbajtur dhe ofiqin e tij të lartë si postmbajtës i këtij besimi në gjithë botën”.

Sali Niazi Dedei, entuziazmin e pritjes së tij do ta përshkruante: “Shkuarja në Turan me njëzetë e pesë makina do të mbetet një kujtim i paharruar dhe shumë i vyer për mua. Do të qëndrojmë disa ditë këtu dhe do të shkojmë në Tiranë për të marrë fermanin e Kryegjyshit”.

Turani tani përjeton madhështi historike. Kishte ardhë tashmë, në Shqipëri, Kryegjyshi Botëror, Sali Niazi Dedei, Qendra Botarore Bektashiane. Turani, niste udhën e tij historike.

Vite lufte, vite pune, që ngelën në histori. Konsolidim i Qendrës Botërore. Përsosje, hyjnizim i misticizmës islame, mitizim i idealizmës së kombit. Vazhdë, rrugë, përhapje devize, tashmë nga Shqipëria, vend i tij, nga atdhedashuria e tij, nga idealizimi i të parëve të udhës, rilindësve të mëdhenj, vëllezërve Frashëri që shkrinë si qiriu dashurinë e vatanit me udhën e Zotit, që e mitizuan bektashizmin me idealizmën e kombit, shqiptari, nxënës, myhib të teqesë patriotike Frashër të Baba Alushit të madh, që mbi gjithçka vuri kombin, vatanin, atdheun, që komitët e çetave i veshi dervishë për çështjen e lirisë.

Fama e Qendrës Botërore, Kryegjyshit të saj, Sali Niazi Dedeit, kishte kapërcyer tashmë kufijtë e Shqipërisë, Ballkanit. Ishte përhapur e njohur në të gjithë botën.

Qeveria e Zogut, duke njohur famën e madhe, kërkesën legjitime të klerikëve bektashianë, me dekret të veçantë e emëroi në mars 1930 Sali Niazi Dedenë, Kryegjysh Botëror të Bektashinjve: …”Ju njoftohet se, simbas shkresës nr.323, datë 20.3.1930, të Ministrisë së Oborrit Mbretëror, Naltmadhnia e Tij, Mbreti, pati mirësinë me urdhënue dekretimin e emërimit të Hirësisë së Tij, Salih Niazi Dedesë, Kryegjysh Bektashian”.

Vizion i kohës, frymë misticizmi islam, mitizim idealizmi kombëtar, 4 prill 1930, Kryegjyshi organizon mbledhjen e Këshillit Gjyshnor. Nevoja të mëdha, organizim i qendrave gjyshërore prindërore bektashiane të Shqipërisë e botës. Shtatë pika, koncept vizual, bashkëkohor, reformator, organizmi strukturor për kohën, për çuarjen më tej të udhës në kushtet e Shqipërisë të multibesimeve, në kushtet tashmë të largimit nga Turqia të qasjes së Oksidentit ku kishte ardhë.

Këshilli Gjyshnor Bektashian do t’u drejtohej tashmë gjithë besimtarëve bektashinj të Shqipërisë e botës: “Ky besim kurdoherë ka ecur mbi udhën e drejtë të Perëndisë dhe ka predikuar: drejtësi, dashuri, urtësi, liri, disiplinë …”

2 gusht 1930, Qeveria e Zogut, me një vendim të posaçëm, dekreton: Qendra Botërore Bektashiane, në Melçan. 1931. Prestigji mbarëbotëror, popullariteti ndërkombëtar që kish marrë tashmë Qendra Botërore, Kryegjyshi i saj, bënë që Mbreti Zog të dekretojë ardhjen e saj përfundimisht në Tiranë.

Shqiptarizma bektashiane, tashmë e frymës së Qendrës Botërore, vizioni bashkëkohor i Kryegjyshit, do të shtrihej në hapësira ballkanike e vende të tjera të botës. Sali Niazi Dedei, tashmë, udhëzon kudo: Turanballi Sulltan, Selanik, Katerinë, Greqi, Bullgari, Egjipt, Rumani, Amerikë, ecje dhe zhvillim të mëtejshëm të rrugës së bektashizmit.

Për njëmbëdhjetë vjet me radhë, Sali Niazi Dedei edukon dhe frymëzon dhjetëra klerikë, bektashianë për të ecur pa u lëkundur dhe plot dëlirësi në rrugën e misticizmës islame bektashiane, mitizimit për çdo vend të idealizmës kombëtare.

Sali Dedei ngriti shkolla në kurse të veçanta për përgatitjen e klerikëve, drejtuesve, udhëheqësve shpirtërorë, për Shqipëri e vende të tjera.

I mbrujtur me dashurinë për kombin, rilindësit, për ata që ndriçuan udhën, 1937, Sali Niazi Dedei do të nderojë ardhjen e eshtrave të rilindësit të madh, kryebektashiut shqiptar Naim Frashëri në Tiranë. Më pas, ai do të ngrejë një përmendore të veçantë në mjediset e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku ndodhet që atëherë.

Mbrujtja me idealin kombëtar, e shkrirë në misticizmin e bektashizmit “Atdheu mbi gjithçka”, idetë përparimtare, vizioni i kohës nuk do të pajtoheshin kurrë me brumosjen e tij patriotike për pushtimin e Shqipërisë nga pushtuesit. Forca të errëta do ta vrisnin atë në Qendrën e tij Botërore që e solli në Shqipëri, së bashku me dëshmorin tjetër të atdheut, dervish Aziz Levanin, më 28 nëntor 1941.

Sali Niazi Dedei, martir i luftës për çlirim kombëtar. Dëshmor i atdheut, Nder i Kombit.

Përjetësi, përulësi për njeriun e madh që lindën kohët. Klerikun, patriotin, rilindësin e madh të bektashizmit.

Kryegjyshi Botëror, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, në vazhdë të rrugës së urtë të udhëheqësve shpirtërorë, si Sali Niazi Dede, Ali Riza Dede, Kamber Ali Dede, Xhafer Sadik Dede, Ahmet Myftar Dede, Haxhi Dede Reshat Bardhi, përkujton dhe nderon 90-vjetorin e ardhjes në Shqipëri të Qendrës Botërore, Sali Niazi Dedeit si Kryegjysh Botëror.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura