Kryedemokrati Basha shpërndan foto nga takimi me demokratët në Korçë: Do luftojmë korrupsionin e do garantojmë votën e lirë

Jan 26, 2022 | 21:12
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me demokratët e Korçës në vijim të takimeve me strukturat në vend.

Pas takimit, Basha ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, disa foto nga takimi.

Krahas postimit, ai shkruan se me mbështetjen e demokratëve, do të dërgohet përpara lufta kundër korrupsionit dhe garantimi i votës së lirë dhe themelin e demokracisë.

Postimi i Lulzim Bashës:

Me qytetari dhe entuziazëm demokratët e Korçës kanë zgjedhur të ardhmen! Së bashku ne do të ecim përpara me vendosmëri për t’i dhënë jetë planeve tona për një politikë të pastër. Që lufton korrupsionin dhe garanton themelin e demokracisë, votën e lirë, pa të cilën nuk mund të kemi një ekonomi të fortë dhe mirëqenie për të gjithë. Kjo është rruga drejt një të ardhmeje më të mirë. Ne do ta ndërtojmë të gjithë bashkë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura