Kryebashkiaku i Bulqizës u filmua duke thithur kokainë, reagon Balla: Dënim më të ashpër nëse….

Jan 24, 2020 | 14:48
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat i pyetur për rastin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, i cili eshte filmuar duke konsumuar kokainë.

Balla u shpreh se sapo Prokuroria të ketë ndritur një akuzë dhe të vërtetuar, PS do të mbajë qëndrim të ashpër dhe dënimi do kërkohet të jetë i ashpër.

Balla0konferenca

Në asnjë rast PS nuk ka marrë dhe nuk do të marrë askënd në mbrojtje. Nuk di pistat por dua ta mbështes. 

Unë nuk i kthej asnjë përgjigje PD. Kthej përgjigje për të gjitha rastet që hetohen nga institucionet e drejtësisë. PD ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Vaut të Dejës dhe di që kjo akuzë po bën vitin dhe nuk di që nga institucionet e drejtësisë të jetë vërtetuar kjo gjë.

Shqipëria ka tashmë instrumentet e plotë ligjorë për ti shkuar këtyre rasteve deri në fund. Unë dua të përshëndes dhe të mbështes reagimet e menjëhershme të prokurorisë për çdo rast.

Rasti i djeshëm i SPAK është një rast domethënës, që nënkupton që më në fund në Shqipëri nuk mbyllen çështjet vetëm ne nivelin e akuzave politike. Sapo ju thash që sapo prokuroria të ketë ngritur një akuzë, jo ta ketë vërtetuar, qëndrimi ynë do të jetë i ashpër dhe dënimi të jetë i ashpër. 

Si cdo qytetar i Bulqizës për një rast të tillë ndjejmë neveri nëse vërtetohet por do ndjejmë neveri për rastet kur parti të caktuara përdorin videomontazhe për të dëmtuar palën tjetër”, tha Balla.

Prej ditësh në media është publikuar një video ku dyshohet se Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla thith kokainë, ndonëse nga ai vetë është quajtur si një video montazh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura