Kryebashkiaku Veliaj “pasuron” fjalorin: Në burg kush bën çiçin dhe kakën në vend publik

Aug 3, 2015 | 8:55
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës foli dje për restaurimin e monumenteve në Tiranë, teksa inspektoi restaurimin e Monumentit të Pavarësisë në parkun “Rinia”.

Veliaj23Veliaj tha se do të procedohen penalisht të gjithë ata që do të kryejnë nevojat personale në vende publike në qytet, si edhe ata që vandalizojnë objektet dhe hapësirat e përbashkëta.

Madje, kryebashkiaku nuk u kursye as me fjalorin, teksa nevojat personale i zëvendesoi me fjalët “çiç dhe kakë”. 

“Do të sigurohemi që të gjitha monumentet në Tiranë të restaurohen përpara festave të nëntorit, që mos t’i lëmë për ditën e fundit.

Gjithashtu, nuk mund të vazhdojë më vandalizimi i objekteve të përbashkëta në Tiranë. Është fyese t’u thuash qytetarëve se ku bëhet çiçi dhe kaka, por për këtë janë vendosur dy tualete publike.

Dua të njoftoj se nga sot do të procedohen penalisht ata që kryejnë nevojat personale poshtë urës, apo nëpër monumente, apo në çdo hapësirë të përbashkët. Do të shkojnë në burg të gjithë ata që vandalizojnë objektet publike të qytetit”, tha Veliaj.

Më tej, kryebashkiaku akuzoi ish-kryetarin dhe administratën e tij se e kanë falimentuar Bashkinë e Tiranës, dhe se në të mungojnë rreth 700 tonë bronz.

“Bashkinë e kemi gjetur të falimentuar. Nuk ka para as për të paguar punonjësit e saj. Ndërkohë, mungojnë rreth 700 tonë bronz për monumentet. Edhe artistët që kanë bërë Monumentin e Pavarësisë nuk janë paguar ende”, tha kryebashkiaku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura