Kryebashkiaku Veliaj inspekton punimet për dy shkollat e reja në “Don Bosko”

| 14:52
SHPËRNDAJE
 

 

Veliaj shkolla don boskoKreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi kantierin e ndërtimit të shkollës 9- vjeçare “Vaçe Zela”, në të cilën është integruar edhe një kopësht, dhe të shkollës së mesme “Kristo Frashëri”, të cilat zgjidhin përfundimisht nevojat e 7 mijë banorëve të këtij komuniteti.

Dy shkollat e reja pritet të përfundojnë përpara afatit, ndërsa do të nisë rehabilitimi i dy shkollave të tjera “Qazim Turdiu” dhe “Hasan Vogli”. “Po sigurohemi që klasat të kenë më pak nxënës. Është super lajm që, semestrin tjetër, do të kemi një shkollë e cila ka 60 klasa, rreth 2000 nxënës, përfshirë këtu edhe parashkollorin. Të heqësh 2000 nxënës nga mbingarkesa e shkollave të tjera, është diçka fantastike sepse krijon kushte shumë më të mira për ta. Do të mundohemi të përfundojmë përpara afatit, që semestri i dytë të na kapë me shkolla të reja, në mënyrë që nxënësit e shkollave “Qazim Turdiu” dhe “Hasan Vogli”, të cilat do të restaurohen për shkak të tërmetit, të kemi mundësi t’i sistemojmë këtu”, shpjegoi kryebashkiaku.

Ai theksoi se kjo bashki do të mbahet mend për vëmendjen ndaj arsimit dhe numrin e madh të shkollave të reja. “Unë nuk e di për çfarë do mbahemi mend, por shpresoj shumë që nga shumë punë që kemi bërë, të jetë kjo e shkollave. Me shkollën “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri”, dy emra të mëdhenj, shpresoj se do gjejnë frymëzim breza të tërë dhe do kuptojmë se arsimi dhe kultura janë gjithçka, nuk i prish as tërmeti, as përmbytja, as Covid-i. Ato që kemi në kokë, në zemër dhe vlerat që na karakterizojnë si shoqëri, nuk ka tërmet që na i heq”, tha Veliaj.

Ndërtimi i dy shkollave të reja ka sjellë që tani rritje të vlerës së pronës dhe më shumë interes për banorët, për të investuar në këtë zonë. “Me ardhjen e shkollës këtu, ka filluar edhe urbanizimi i zonës. Shumë prej atyre që kanë pasur shtëpitë të ndërtuara keq, pa leje, po konsolidohen në pallate që do prodhojnë apartamente, çifte të reja dhe pastaj, fëmijë që do frekuentojnë këto shkolla. Më vjen mirë që më në fund nuk bëjmë arna, por bëjmë një shkollë, që do mendojë edhe për Tiranën e 30 viteve”, deklaroi ai. Dy shkollat e reja do të kenë edhe klasa me specifika të ndryshme, për të inkorporuar brenda saj edhe artin, dhe të gjitha aktivitetet e tjera pas shkollore. Ndërkaq, pjesë e institucioneve të reja arsimore janë edhe palestrat me përmasa olimpike, që do t’i shërbejnë komunitetit pas mësimit.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.