Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli refuzon ofertën e kryeministrit Rama për…

Mar 8, 2021 | 17:45
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka refuzuar ftesën e Ramës për t’u përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste.

1539612947_dritanleli-770x434

Lajmi i refuzimit bëhet me dije nga News 24. Që të përfshihet në listë, Leli duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë së Vlorës.

Kryeministri Edi Rama mësonte “Panorama” pak ditë më parë se i kishte kërkuar Lelit dorëheqjen nga postin i kryebashkiakut për t’u përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë.

Kërkesa e kryeministrit vinte pas përplasjeve që Leli ka pasur me drejtuesin politik të PS-së në këtë qark, Damian Gjiknurin.

Nëse Leli do të pranonte ofertën për të lënë bashkinë e Vlorës dhe për t’u përfshirë në listën e kandidatëve të PS-së, atëherë këtë bashki do ta drejtonte nënkryetari, Afrim Qendro.

Ai ka qenë drejtues i shtabit elektoral të PS-së në këtë qark, si dhe një nga bashkëpunëtorët e vjetër të Gjiknurit, kur ai ishte ministër i Energjetikës dhe Infrastrukturës.

Afrim Qendro mbante postin e drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Mësohet se drejtuesi politik i qarkut e konsideron Lelin një pikë jo të fortë elektorale për Partinë Socialiste në këtë qark, ku kandidon për një mandat të tretë edhe Kryeministri Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura