“Kryebashkiaku i PS i dënuar në Greqi”- Vasili nxjerr dokumentin: Këta kandidatët e Rilindjes gjithmonë nuk mbajnë mend kur vjen puna tek zullumet që bëjnë

Mar 31, 2023 | 9:47
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka denoncuar kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari se rezulton i dënuar në Greqi.

“I mban mend te gjitha edhe tenderat fët e fët, edhe politiken, por qe eshte denuar ne Greqi nuk e mban mend”, thotë Vasili, duke iu referuar reagimit të Hajdarit në rrjetet sociale.

rama dhe hajdari kolazh

“Perfundimisht je i madh Edi Rama, ku i kap mor shejtan gjithmone keta Kandidatet per faqe te zeze. Çudi e madhe me keta kandidatet e rilindjes gjithmone memorja nuk ju punon kur vjen puna tek denimet ose tek emrat, qe nderrojne apo zullumet e tjera….qe bejne”, shkruan Vasili.

POSTIMI I PLOTE

Ne Kuçoven plot me njerez te ndershem e punëtore Rames dora i shkon vetem te nje i denuar si ky Hajdari.

Ky Kreshnik Hajdari i mban mend te gjitha edhe tenderat fët e fët, edhe politiken, por qe eshte denuar ne Greqi nuk e mban mend.

Perfundimisht je i madh Edi Rama, ku i kap mor shejtan gjithmone keta Kandidatet per faqe te zeze.

Çudi e madhe me keta kandidatet e rilindjes gjithmone memorja nuk ju punon kur vjen puna tek denimet ose tek emrat, qe nderrojne apo zullumet e tjera….qe bejne.

Te lumte Edvin vetem per kete s’te arrin dot opozita, qe gjithmone vë nga keta kandidatet “pa vlere” si profesore, mjeke intelektuale, ushtarake e njerez te ndershem.

Edi, ti mos ju nda vella ketyre kandidateve me nga dhjete emra e me nje thes denime, qe gjithmone i harrojne se kujtesen jua ka prishur Saliu.

P.S Me qe ky Hajdari s’ka memorje ja ku e ka vendimin e denimit ne Greqi dhe formularin e dekriminalizimit ku ka genjyer.

kreshnik hajdari vasili dokument kreshnik hajdari vendim kreshnik hajdar7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura