Kryebashkiaku i New Yorkut preferon “portofolin online”, konverton pagën në kriptomonedha

Jan 20, 2022 | 23:27
SHPËRNDAJE

Duket se kriptovalutat po fillojnë të zëvendësojnë edhe pagën e punonjësve, duke u kthyer në një monedhë, vlera e të cilës është githmonë e në rritje.

kryebashkiaku i new york

Ka qenë kryetari i Bashkisë në Nju Jork, Erik Adams, ai i cili ditën e sotme ka deklaruar do të konvertojë pagën e tij të parë të këtij viti direkt në kriptomonedhë.

Kryebashkiaku do të përdorë platformën Coin Base për të konvertuar pagën e tij në Bitcoin dhe Etherium dhe këtë gjë duket se do ta bëjë edhe gjatë dy muajve në vijim.

Adams është shprehur se Nju Jorku është qendra e botës dhe ata synojnë të kthejnë atë edhe në qendrën e kriptomonedhave dhe inovacioneve të tjera financiare.

Konvertimi i pagesës në kriptovalutë të jep mundësinë e ruajtjes së fondeve të investuara në një portofol online.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura