Kryebashkiaku i Gramshit bëhet pishman: Nuk do kandidoj për komunistët, i prish punë PS-së

Apr 28, 2015 | 10:22
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i Gramshit, Dritan Bici, nuk u kandidua nga socialistët për një mandat tjetër në këtë bashki.

Rama dhe Dritan Bici në Gramsh

Arsyeja ishte se për Bicin ka një kallëzim penal në Prokurori nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për fshehje dhe mosjustifikim të pasurisë.

Pak ditë pasi u zyrtarizua emri i ri i socialistëve në Gramsh, Bici tha se do të kandidojë për Partinë Komuniste, duke shtuar se kishte refuzuar edhe një post drejtori në Elbasan.

Por, pas kërcënimeve të Bicit duket se socialistët në qarkun e Elbasanit kanë punuar dhe e kanë bindur atë të heqë dorë nga kandidimi.

I kontaktuar nga gazeta “Panorama” kryebashkiaku në detyrë tha se “kam vendosur të mos kandidoj për Partinë Komuniste në Gramsh sepse me llogaritë që kam bërë rezulton se i prish punë kandidatit të Partisë Socialiste. Do të punoj në krah të PS-së në këto zgjedhje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura