Kryebashkiaku i arrestuar nga SPAK u plagos në zyrë para dy vitesh, atentati me granatë iu bë nga ish-shoferi i tij

Jul 6, 2021 | 11:07
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe u arrestua të martën e 6 korrikut nga policia në kuadër të një operacioni kundër korrupsionit të iniciuar nga Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK).

pjimage - 2021-07-06T110206.146

Por më 31 dhjetor të vitit 2019, një ngjarje e rëndë ndodhi në zyrën e kryebashkiakut Tushe. Si pasojë e një shpërthimi granate, mbeti i plagosur Fatos Tushe dhe sekretarja e tij, Erisa Qalliu.

Autori i ngjarjes sipas policisë ishte ish-shoferi i kryebashkiakut Gëzim Saraçi.

Sipas informacioneve që asokohe publikonte Gazeta “Panorama”, granata ofensive shpërtheu poshtë një tavoline, e cila ndodhej në paradhomën e kryetarit të bashkisë Tushe.

Sipas ekspertëve anti-eskploziv, kjo ka qenë arsyeja e humbjes së fuqisë së granatës luftarake. Më rëndë nga ngjarja mbeti e plagosur sekretarja e bashkisë, ndërsa shefi i saj, i cili ishte edhe objektiv i atentatit shpëtoi paq.

Fatos Tushe mësohet se kishte marrë shantazhe në mënyrë të vazhdueshme nga ish-shoferi i tij, por nuk kishte bërë asnjë kallëzim penal në polici.

Në 2017, Gëzim Saraçi u largua për herë të fundit nga organika e bashkisë së Lushnjës.

LEXO EDHE

Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës, reagon kryeministri Rama

U plagos në zyrë më 31 dhjetor, flet për herë të parë kreu i Bashkisë Lushnje, 6 ditë pas sulmit

FOTO/ Hodhi granatë na zyrën e kryebashkiakut të Lushnjës, policia vë shpërblim për zbulimin e ish-shoferit

“I lidhur me krimin më keq se Kajmaku me shokë” – Berisha publikon denoncimet për kryebashkiakun e Lushnjës: Merr ‘vizë’ dhe bëhet lesh me alkool çdo natë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura