Kryebashkiakja e Molembekut: Kishim dijeni për terroristët e Parisit

Nov 26, 2015 | 16:17
SHPËRNDAJE

Një muaj para sulmeve terroriste të Parisit, kryetarja e Bashkisë së Molenbeek, Françoise Schepmans, një lagje në Bruksel tashmë e njohur si një strehë për xhihadistët, ka marrë një listë me emrat dhe adresat e më shumë se 80 personave të dyshuar si militantë islamikë që jetojnë në zonën e saj. Në listë ishte edhe emri i ideatorit të sulmeve të Parisit, Abdelhamid Abaud dhe dy vëllezërit Salah dhe Brahim Abdeslam.

Lajmi ne "New York Times"
Lajmi ne “New York Times”

“Çfarë kam menduar për të bërë me ta? Kjo nuk është puna ime për të ndjekur terroristët e dyshuar”, tha znj Schepmans në një intervistë për “New York Times”. “Kjo, shtoi ajo, është përgjegjësi e policisë federale”

Shërbimet inteligjente belge janë kritikuar fort nga Franca, pasi nuk shpërndanë informacione mbi anetarët e celulës.

New York Times, që zbuloi listën, tha se ajo përfshinte edhe 3 pjesëmarrësit në atentatet e Parisit, Abdelhamid Abaud dhe Brahim Abdeslam, të vrarë tashmë dhe Salah Abdesalm që është në arrati, pasi nuk e shpërtheu rripin me eksploziv ne zonën e stadiumit “Stade de France”.

Françoise Schepmans kryebashkiake e Molenbeek, Belgjike.
Françoise Schepmans kryebashkiake e Molenbeek, Belgjike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura