Kryebashkiakët e PD e bojkotojnë, Rama: Nuk lutemi për bashkëpunim

Jul 6, 2015 | 12:27
SHPËRNDAJE

Kreu i qeverisë, Edi Rama, duke shprehur keqardhjen për të zgjedhurit vendorë të PD-së, që bojkotuan takimin thërritur prej tij, ka deklaruar se qeveria nuk lutet për bashkëpunim, por është e gatshme të bashkëpunojë për cilindo prej krerëve të njësive të reja që e synojnë këtë.

Edi Rama gjate takimit

Fjalën drejtuar krybashkiakëve të rinj, Rama  e nisi me një urim për punë të mbarë për gjithë fituesit. 

“Jam i keqardhur që pjesa tjetër nuk ka hipur mbi lartësinë e atij mesazhi të famshëm të fushatës elektorale ‘kam frikë se më shofin’, por po ashtu jam i keqardhur se ky është një takim me një rëndësi të posacme dhe mungesa e kryebashkiakëve që kishin konfirmuar apo refuzuan të konfirmojnë është një dëm dirket për punën e tyre dhe për shërbimin ndaj komunitetit, pasi jemi në kushte të jashtëzakonshme, jo në kushte normale, pasi puna që fillon, fillon me një barrë të madhe përgjegjësie dhe me domosdoshmërinë për të harmonizuar një sërë hapash një funskion të një tranzicioni të rëndësishëm dhe asapk të lehtë të kalimin në 61 njësitë e reja”- tha Rama. 

Kreu i qeverise e ka quajtur sfidë të të zgjedhurve, por edhe të qeverisë, për te qenë bashkë në përballjen me një numër të madh problematikash që kërkojnë një vizion të qartë, program, lidership të vendosur në nivelin vendor.

“Qeveria do të mbështesë pa asnjë rezerve të gjithë bashkitë e vendit dhe pa asnjë rezervë të gjithë kryetaret dhe kryetarët e bashkive që do të kenë vullnetin dhe padyshim edhe dëshirën që të bashkëpunojnë me qeverinë. Ne nuk do të lutemi për bashkëpunim, sepse ne besojmë që është e drejta e zgjedhjes së cdonjërit nga të zgjedhurit të synojë bashkëpunimin me qeverinë ose ta refuzojë atë, por ne do të jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë me cdonjërin që do ta kërkojë këtë bashkëpunim dhe do të mbështesim pa asnjë dallim politik e patriak të gjithë ata që janë të gatshëm të bashkëpunojnë me ne”- tha Rama.

Ai ka riktheksuar keqardhje për mungesën e të zgjedhurve vendorë të PD dhe ka uruar që të dalin sa më parë nga “guaska mbytëse e politikës qorre të partisë së tyre dhe të vihen në shërbim të komuniteteve, duke kuptuar një orë e më parë se janë kryetarët dhe kryetarët e gjithë komunitetit, zgjedhësve, pavarësisht se për kë kanë votuar”’. 

Rama me kryebashkiakët e PS

Kryeministri Rama u dorëzoi drejtuesve të rinj të bashkive dosjen e plotë të punës së tyre, mbi të cilën do të mbështeten deri në daljen e akteve nënligjore në zbatim të reformës së re territoriale.

Dosja përmban dhe manualin e përgatitur nga ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi dhe Agjencia për Zbatimin e Reformës Territoriale. Ky Manual udhëzon të sapozgjedhurit vendorë se çfarë do të bëjnë me detyrën e tyre për një periudhë 6-mujore deri në nxjerrjen e akteve nënligjore duke synuar garantimin e vazhdueshmërisë së funksioneve dhe shërbimeve publike në nivel vendor, në kuadër të zbatimit të reformës administrativo-territoriale.

Në ndihmë të bashkive të reja, do të jenë dhe 12 koordinatorë në të gjitha qarqet e vendit që do të ndihmojë në funksionimin e skemës së re të ndarjes territoriale. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura