“K*rvë, do vijmë t’iu vrasim të gjithëve”/ Aleati i Presidentit Putin humbet qetësinë, kërcënon “live” në emision gazetarin gjerman që raportonte në Ukrainë

Aug 7, 2022 | 21:50
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në një televizion rus, ku ligjvënësi Aleksey Zhuravlyov ka kërcënuar një gazetar gjerman i cili raportonte në Ukrainë.

Capture

Sipas mediave të huaja, lideri i partisë pro Putin, “Rodina” ka humbur qetësinë teksa ishte i ftuar në një televizion, ka kërcënuar me jetë gazetarin e BILD, Bjorn Stritzel.

Ka qenë gazetarja Julia Davis e cila ka publikuar në Twitter, videon ku shfaqet Zhuravlyov teksa kërcënon reporterin gjerman.

“Nuk më intereson, dua t’i them këtij nazisti: K****, do të vijmë të gjithë t’ju vrasim të gjithëve,” tha ai.

Megjithatë, komentet e tij u hodhën poshtë nga prezantuesi i televizionit shtetëror rus, Yevgeny Popov, i cili ‘e qortoi’ atë për kërcënimin e njerëzve.

“Këta janë gazetarë. Këta janë propagandistë, por të mos jemi të tillë. Të mos vrasim askënd”, tha ai.

Prapëseprapë, Zhuravlyov tha se ai mund të “mbante më pak” kërcënimin e gazetarëve me vdekje, edhe pse konsiderohet shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar të synosh dhe vrasësh gazetarët, të cilët zakonisht konsiderohen civilë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura