Krutani denoncon vëllanë pas konfliktit, kur mbërrin policia ndodh e papritura

Feb 22, 2018 | 20:48
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tapizë të Krujës dy vëllezër janë arrestuar nga policia pasi kanë kundërshtuar denoncimin e bërë nga njëri prej tyre.

auto_policia-naten-215069738321

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije së 48 vjeçari  me iniciale R.B ka njoftuar policinë se ka pasur një konflikt me të vëlla, por që e ka mohuar këtë gjë pasi uniformat blu i kanë mbërritur në shtëpi.

Nuk ka mjaftuar vetëm kaq por dy vëllezërit R.B dhe Xh.B kanë ushtruar forcë nga policëve.

Njoftimi i plotë:

 

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 22.02.2018 u arrestuan në flagrancë shtetasit R.B dhe XH.B, vjeç 48 e 40, banues në Tapizë, pasi shtetasi R.B, ka telefonuar në sallën operative Krujë, se ka konflikt me vëllanë e tij dhe në kohën që kanë shkuar shërbimet e policisë, i kanë kundërshtuar dhe kanë përdorur forcë. Neni 236/2 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura