Krujë/ Iu gjetën 5 kg kanabis në shtëpi, arrestohet babai! Në kërkim i biri

Oct 16, 2021 | 15:52
SHPËRNDAJE
fabrike kanabis
Foto ilustruese

Një person është arrestuar në Krujë pasi në banesën e tij në fshatin Bret u gjetën 5 kg kanabis. Policia ka shpallur në kërkim të birin.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale B.K. ndërsa në kërkim u shpall i biri i tij, 29-vjeçari me iniciale A.K.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 5 kg kanabis.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen rreth 5 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Arrestohet në flagrancë një shtetas, shpallet në kërkim një tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e mara në rrugë operative se 2 shtetas posedonin lëndë narkotike në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e tyre në fshatin Bret, Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 5 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. K., 29 vjeç, (baba e bir), banues në Bret, Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura