EMRI/ Hidhet në erë me lëndë plasëse makina e një personi me precedent të mëparshëm penal

Jan 20, 2022 | 20:45
SHPËRNDAJE

Një automjet në fshatin Zallë të Krujës, ka shpërthyer si pasojë e një lëndë plasëse që ishte vendosur në të. Makina është në pronësi të shtetasit Lirim Tali, i cili e kishte parkuar pranë banesës së tij.  Tali mësohet se është me masë sigurie “arrest shtëpie” për veprën penale Kultivim i bimëve narkotike.

Sipas informacioneve të fundit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 kur ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë automjeti është dëmtuar pjesërisht.  Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:  Rreth orës 19:20, në fshatin Zallë të Krujës, në automjetin në pronësi të shtetasit L. T., që ishte i parkuar pranë banesës së tij është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë automjeti është dëmtuar pjesërisht.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sqarojmë se pronari i mjetit, shtetasi L. T., është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të narkotikëve, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura