Kros, kundër Ozilit: Këtu nuk ka racizëm

Aug 17, 2018 | 12:32
SHPËRNDAJE

Lamtumira e Mesut Ozil nga kombëtarja ishte një nga pikënisjet e katastrofës së Gjermanisë në Botërorin rus: “Pancerat” u eliminuan për herë të parë në histori që në fazën e grupeve. Fantazisti i Arsenalit u kritikua rëndë së bashku me Ilkai Gyndogan për shkak të publikimit të disa fotove përpara nisjes drejt Rusisë, ku shfaqeshin përkrah kryeministrit turk, Rexhep Erdogan. Dikush kishte kërkuar që lojtari mos të grumbullohej për turneun, më pas kritikat lidhur me rendimentin e Ozil ishin të ashpra deri në pikën sa mesfushori i tha “mjaft” përfaqësueses, duke akuzuar ambientin për racizëm.

kros

KRITIKA – Situatën e ka komentuar Toni Kros i cili, i intervistuar nga “Bild”, është përpjekur të gjejë shkaqet e situatës së krijuar: “Mesut do kishte merituar një lamtumirë ndryshe. E njoh prej vitesh, është një djalë fantastik, por mendoj se edhe ai është i vetëdijshëm që racizmi nuk ekziston në kombëtaren gjermane dhe në Federatë: në të kundërt, të gjithë ne, duke u nisur pikërisht nga Mesuti, jemi të përkushtuar prej vitesh për të lehtësuar integrimin”.

ozil2

Sipas Kros, Ozil duhet të kishte shpjeguar më në detaj çështjen e fotove me Erdogan: “Humbi rastin për t’u sqaruar, sepse në çdo rast do kishte marrë mbështetjen nga të gjithë: lojtarët dhe stafi teknik. U tregua, ndër të tjera, shumë kritik pas eliminimit nga Botërori, por detyra e një futbollisti është të shohë përpara”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura