“Kronika e një dite sulmi”- Analiza satirike e Gjekmarkajt: Lindita thoshte ‘babo nuk ka, merr Elisën ose plas’. Shalsi i krehur si Fadil Hasa te “Mao Ce Duni” luante shah…

Feb 2, 2023 | 20:45
SHPËRNDAJE

Nga AGRON GJEKMARKAJ

Gjekmarkaj-1

Dita nuk zhgenjeu. Ajo i kapi pritshmeritë. Opozita ishte e gjitha në sulm si kurrë më parë e bashkuar. Revolucioni sapo ka filluar. Sot ai ngriti siparin. Çeshtja Mcgonigal ishte kapaku.

Bilbilat e tij u degjuan ngado dhe Bilbilenjve su dridhej më qerpiku.

Doktori, Krye Zevendes Lideri e tjerë mungonin të perjashtuar që nga seanca tjeter. Dhunë e kartonit na preu krahet.

Salianji e Boçi vringellinin logjiken e shpatat. Fjalet i kishin gjyle. Ato binin mbi samarin e qeverisë byku i se ciles shperndahej andej ketej si flok debore.

Mua mu afrua një e panjohur pak si e shendetshme, me kerkoi një firmë po i thashë prezantohu moj e bekuar kush je?! Iku ajo. Me la batall pa firmuar.

Majko i lutej Tritanit!

“… O berber, të keqen-o!

me ngadalë briskun-o!

mos i preç mustaqet-o…” ! Po ndalej ay ??

Boria e partisë Albana me një elegancë të pergjithshme e të pashoqe politike perpiqej ti mobilizonte trupat. Jepte e merrte deri në madhengjim. Me patos dhe epizem udhehiqte deputetet drejt Facebook-t dhe si në dasem na filmonte me kamera.

Babo nuk u pa asgjekundi. Të vetet çapiteshin në mendime të trishta.

Askush nuk e di ku ndodhet. Opozita e kerkon ai nuk duket.

Tao sot ishte më pak trim se zakonisht, më i heshtur e reflektiv, kur pritej te hidhej si luan. Ushëtimat e ngjarjeve e kishin tkurrur.

Elisa mundohej të thoshte ” jam Babo , jam Babo” po Gaz Bardhi nuk i zinte besë dhe me zë hakerryes i kerkonte ballafaqim. O Babon o rashë e vdiqa.E Babo ska i thoshte Lindita , në daç merr Elisen në daç plas!

Kur Bardhi me të madhe bertiste “çfarë femrash jeni ju” grate e qeverise dridheshin, trembeshin, tkurreshin !

Nga një strukje diku aty vetem Elisa mori guximin me zë të mekur   ti thoshte ç’ke me grate si Kapedani tek filmi?!

Po ai i uruari as donte t’ja dinte , u turr , desh e bëri pistil Nikon i cili u frik dhe u bë sa një grusht pas gardistve.

Peleshi ashtu i mundur ngultazi  shihte Çyrben  e qeshur mes zallamahisë gjithë pezem. Ai  po mbante me gajret Enin dhe të tjeret. Trimeria e Jyrgisit po i shkaktonte zili. Kafshonte buzen e qortonte veten pse nuk jam më kurajoz teksa behej sa një grusht.

Margeriti me një ftohtesi teutonike a gjermanike mejtohej mbi rëndesinë apo kotesinë e gjërave. Si ujë mbi pelerinë i rreshqiste çdo gjë. Kesisoj  derisa foli Ina. Llaf i saj sikur e ngrohu dhe u çel pakez. Ishte fuqia e mallit në kohë jallane.

Tezja kishte uri. Një dy cimbiste biskota.

Bora gati me lot në sy belbezonte ” pse nuk vjen Babo , e heshtur  është Bela, qan xhaxhi Ulsiu , pertypet teze Mirela”?!

Teta Gerta e shihte po s’kishte xhevap per ti dhënë. Pa dy a tri herë nga Olta per ndihme po ajo ja preu shkurt “hë se do ti kalojë mos u merzit”! Bela pasi kaloi tunelin e Llogarasë dukej më e ftohtë me tunelin e politikes në atë paradite.

Eduart Shalsi i krehur si Fadil Hasa tek ” Mao Ce Duni” luante shah kur prej tij kerkohej qendresë.

Blendi Çuçi mallkonte diten që lindi . Ai shihte me zili Krifcen e portokallosur në ngjyra që i ka marrë ministrinë e Bujqesisë. Më mirë të me shpinte Babo drejtor të akademisë  se barinjve, mbikqyres nderzimesh. se minister i brendshem me 11 Shkurt. Mllefi i tij nuk i ngjante atij të Erjonit.

Braçja kishte të ftohtë ! Herë pas here skermiste dhëmbet për tu ngrohur nga mendimet e veta.Mimi di Puccini ishtë bërë natë , asnjë pipetimë. Në zymtesi admironte madheshtine e vet.

Etilda hije dhe psheretimë me shumë metaforë se prani.

Toni i lutej Zotit si në diten e gjykimit.  Jorida edhe pse kishte ardhur drejt e nga Stokholmi nuk ishte e akullt. Pandehma e revolucionit e kishte bërë mbreslënese në njerzillek. Klosi mendonte me të keqen, luften e gjatë, një cope sallam hungarez i dilte nga setra herë pas here.

Tigrushi i ulur në rreshtin e fundit e ka pranuar tashmë fatin e tij dhe citon  Biblen ” bekuar të fundit që do të jenë të paret”.

Keshtu u sos edhe kjo ditë që me gjet si deshmitar teksa  per idealet  e medha njerzit e ndershem beheshin copash. Kronika duket e pafuqishme për tu bërë vend kaq shumë emocioneve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura