Kroacia heq masën e vetizolimit për qytetarët e rajonit të Ballkanit, ‘jashtë’ vetëm Shqipëria

Jun 30, 2020 | 23:12
SHPËRNDAJE

Kroacia ka hequr masën e vetizolimit 14-ditëshe, për personat që hyjnë nga Kosova, Bosnje dhe Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

46BD3765-EE22-4E69-984C-889719B8CDE0_w1023_r1_s

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, njëherësh kreu i Shtabit Kombëtar të Mbrojtjes Civile, Davor Bozhinoviq, tha se vendimi vlen për udhëtarët që e përdorin territorin e Kroacisë për të kaluar tranzit, pastaj për turistët, studentët, transportuesit e mallrave dhe punonjësit ndërkufitar.

Turistët duhet të kenë të paguar një aranzhman turistik.

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe shtetasit e vendeve të treta me lejeqëndrime afatgjate në BE, nuk i nënshtrohen asnjë kufizimi, përveç detyrimit për të respektuar masat epidemiologjike.

Kufizimet janë hequr gjithashtu për shtetasit kroatë që hyjnë në Kroaci nga njëra prej këtyre katër vendeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura