Krizë në marrëdhënien e Can Yaman dhe Diletta Leotta, aktori i famshëm “zhduket” pas thashethemeve për ndarje

Apr 20, 2021 | 15:46
SHPËRNDAJE

Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Can Yaman është zhdukur nga rrjetet sociale.

Ylli i kinematografisë turke ka mbyllur rrjetin e tij social Instagram nga dita e enjte.

Sipas mediave italiane, Can Yaman është ndarë nga gazetarja sportive Diletta Leotta ndaj ka marrë këtë vendim.

“Corriere della Sera” raportoi se pas shtyrjes së dasmës, që ishte planifikuar në 16 gusht, Diletta Leotta refuzoi të shkonte me Can Yaman në Turqi për disa ditë, duke zemëruar aktorin.

Ndërsa thuhet se çifti po përjetojnë një krizë të thellë. Sipas mediave italiane, Diletta Leotta ka hequr unazën e fejesës, me vlerë mbi 40 mijë euro.

“Ata u grindën pasi Yamani i kërkoi Diletta-s që të shkonte më të për disa ditë në Turqi por ajo e refuzoi. Arsyeja e vendimit të saj nuk dihet,”- tha gazetari Santo Pirrotta.

Përpara kësaj “stuhie” në marrëdhënien e tyre, të dy publikonin shpesh foto nën shoqërinë e njëri-tjetrit në rrjetet sociale, si edhe ishin zhvendosur për të jetuar së bashku në një shtëpi në Romë me pamje nga Koloseu.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura