“Krizë e rëndë politike dhe institucionale”/ Meta takim me ish-Presidentin Rexhep Meidani

Nov 19, 2019 | 18:34
SHPËRNDAJE

Në kuadër të takimeve për zgjidhjen e krizës, Presidenti Ilir Meta ka pritur në zyrën e tij edhe ish-kreun e shtetit, Prof. Rexhep Meidani.

74967123_2620330064679917_2948442585678479360_o

Nuk jepen detaje të hollësishme të bisedës së zhvilluar midis tyre, por Presidenti Meta konfirmon në rrjetet sociale se kanë diskutuar për krizën e rëndë politike dhe institucionale në vend.

“Së bashku me ish-Presidentin, Prof. Rexhep Meidani diskutuam sot për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale”, shkruan Meta.

Në gusht të këtij viti, Meta deklaroi se nëse posti i Presidentit do të ishte kusht për zgjidhjen e krizës, do të linte postin e kreut të shtetit, vetëm nëse në vend të tij do të emërohej Rexhep Meidani, presidenti i Shqipërisë në fund të viteve ’90 dhe në fillim të vitit 2000.

“Nuk i kam kërkuar dorëheqjen Ramës”, Meta ofron zgjidhjen për krizën, propozon emrin e Presidentit të ri: Nuk e ha presionin dhe…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura