Kriza prej situatës në Ukrainë/ Merret vendimi, nga nesër vaji i lulediellit vjen në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut

May 9, 2022 | 12:51
SHPËRNDAJE

Nga nesër, vaji i lulediellit do të vijë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut. Lajmin e bëri me dije në një konferencë për mediat ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.

Kjo marrëveshje është arritur mes dy vendeve theksoi ministrja në kuadër të bashkëpunimit nga nisma “Ballkani i Hapur”.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj: “Nesër Republika e Maqedonisë së Veriut, do marrë vendim të rëndësishëm që do çelë eksportet e vajit të lulediellit për Shqipërinë që ishte një produkt që siç kemi bërë të ditur është një produkt që importohej nga Ukraina dhe ka pasur mungesë në tregjet ndërkombëtare e arsyeja pse çmimet kanë qenë më të rritura.

Dua të siguroj që marrëdhënia e dy vendeve në kuadër të tregtisë do vijojë të jetë shumë e mirë e do vijojmë të lehtësojmë gjithë procedurat që kemi marrë përsipër në kuadër të Open Ballkan”.

I pranishëm në konferencë ishte edhe ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi.

“Më gëzon fakti që kemi rritje të bashkëpunimit tregtar. Nëse bëjmë krahasim nga shkëmbimi tregtar i para kohës së tregtisë jemi më mirë në tremujorin e këtij viti, ku kemi tejkaluar shumën e 200 milionë eurove të shkëmbimit tregtar i cili nuk ka qenë më shumë se 140 milionë euro, sipas të dhënave të Entit Statistikor“, theksoi Bekteshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura