Kriza në PD/ Topalli: Në Botë lëviz kryetari e ruhet Partia, te ne ruhet kryetari e asgjësohet Partia

Jul 13, 2017 | 21:27
SHPËRNDAJE

Jozefina Topalli ju shmang disa herë pyetjes nëse është Sali Berisha që po mbështet Lulzim Bashën në krye të PD-së ne intervisten me Berat Buzhalen, ne emisionin “Komiteti” ne Gazeta Express.

topalli

E pyetur si e vlerëson heshtjen e ish-kryeministrit Berisha për këtë situatë, veçanërisht atë brenda PD-së, ku kritikët janë ngritur kundër Bashës, Topalli shprehet: “Heshtja të bën bashkëfajtor në këtë situatë. Kushdo që hesht. E nis që nga vetja ime. Po indiferenca të bën fajtor. Dikush duhet t’i dalë zot PD-së”.

Kujtojmë se zoti Berisha është mjaft aktiv në situatën politike në vend e vazhdimisht reagon përmes rrjeteve sociale, por për atë se çfarë po ndodh në Partinë Demokratike që ai drejtoi derisa ja “dorëzoi” Bashës në 2013-ën, ende nuk ka thënë asnjë fjalë.

Figura që themeluan PD-në mbetën jashtë listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e qershorit të 2017-ës, të hartuara nga Lulzim Basha.

Ndërkohë më 22 korrik PD zhvillon zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së ku në garë është Basha me funksione që i “ngriu” pas humbjes më 25 qershor, dhe Eduard Selami, i lënë jashtë Kuvendit të ri të Shqipërisë pasi nuk u fut në listat “Basha”.

Topalli hedh edhe një akuzë të fortë kur thotë se Lulzim Basha e ka caktuar rezultatin. “Zgjedhjet në PD janë farsë”, – përfundon ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura