Kriza në Greqi, Cani: Nuk na prek. Po monitorojmë bankat me kapital grek

| 16:01
SHPËRNDAJE

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi sot në një konferencë për shtyp, se ekonomia shqiptare nuk rrezikohet nga kriza që ka përfshirë Greqinë.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani

I shoqëruar edhe nga përfaqësues të FMN-së, Cani theksoi se bankat me kapital grek në Shqipëri janë nën monitorim dhe se nuk ka vend për panik. Ai gjithashtu njoftoi edhe fundin e misionit të FMN-së në Shqipëri.

“Efektet e situatës greke në ekonominë shqiptare janë nën kontroll. Ka 5 vjet që ekonomia jonë po përshtatet me këtë gjendje. Ulja e fuqisë blerëse në Greqia mund të ndëshkoje eksportet tona, por kjo është një çështje që duhet parë me kohë. Nëse ndodh që të zhvlerësohet monedha, është një efekt i përzier.

Ndoshta duhet parë diçka për bankat shqiptare me kapital grek, si nga ana ligjore dhe nga ana e administrimit të tyre. Ne gjykojmë që këto banka janë në kontrollin e autoriteteve shqiptare. Në kuadër e komitetit dhe gjykimi është që të gjithë treguesit e sistemit bankar shqiptare dhe atyre greke, janë të konsoliduar dhe nuk ka asnjë rrezik për bankat shqiptare”, deklaroi Cani.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

1 KOMENT

Comments are closed.