Kriza, Pirro Dhima: Refuzoj ‘shqipërizimin’ e Greqisë dhe jetën me një Enver Hoxhë

Jun 30, 2015 | 8:40
SHPËRNDAJE

Deputeti me origjinë shqiptare i PASOK, Pirro Dhima ka reaguar ashpër në “Facebook” për kritikat ndaj tij. Në këto ditë të vështira për Greqinë, shumë deputetë të tjerë e kanë deklaruar se Dhima s’ka të drejtë të shprehet pasi nuk është grek.

Postimi i Pirro Dhimës

Duke sqaruar votën kundër referendumit të Ciprasit, Dhima thotë se ai refuzon “shqipërizimit” e Greqisë. Këtu e ka fjalën për Shqipërinë e viteve fundviteve 80-të kur kishte krizë prodhimi dhe mungesë ushqimesh.

“Jam kritikuar për faktin se kam zgjedhur që të jem i hapur dhe të mbështesë atë që unë besoj. Kjo është demokracia. Më thonë se nuk duhet të flas pasi jam shqiptar.

Pirro Dhima, deputeti i PASOK

Unë jam rritur në Shqipëri dhe për shkak të asaj që kam jetuar, refuzoj “shqipërizimin” e shoqërisë greke. Refuzoj që fëmijët tanë të rriten me tollona, 1 kg djath apo 10 vezë për çdo muaj. Refuzoj që të jetojmë me një Enver Hoxhë mbi kokë”, shkruan Dhima në faqen e tij të “Facebook”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura