Kriza, Cipras gati planin e ri 12 miliardë euro

Jul 9, 2015 | 9:07
SHPËRNDAJE

Kryeministri grek, Aleksis Cipras ka gati paketën e reformave me vlerë 12 miliardë euro për një kohëzgjatje 2 vjecare. Sipas të përditshmes greke “Kathimerini”, plani parashikon taksa indirekte dhe të drejtpërdrejta.

Aleksis Cipras, kryeministër i Greqisë

Sipas medias greke, paketa që pritet t’i propozohet PE eshte me vlerë më të lartë se propozimi i mëparshëm, pasi synon shmangien e rënies në recesion. 

Cipras, pasi u kthye nga Brukseli pas një debati të gjatë në Parlamentin Evropian i quajti orët e ardhshme vendimtare.

“Këto janë kohë të rëndësishme dhe është e nevojshme t’u ofrojmë informacionin e duhur partive politike, në mënyrë që të mos ketë keqkuptime”, tha ai.

Propozimet e reja do të studiohen nga ministrat e Financave të Eurozonës ditën e shtunë dhe një qëndrim zyrtar do të dalë të dielën nga samiti i BE-së.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura