Kriza financiare te Barcelona arrin kulmin, klubi ndërmerr masa ligjore ndaj titullarit për uljen e rrogës

Aug 8, 2022 | 13:14
SHPËRNDAJE

PANORAMASPORT.AL/ Kriza financiare te Barcelona duket se ka arritur kulmin, me klubin që nuk po arrin dot të federojë dot lojtarët që ka afruar këtë verë dhe për këtë arsye ata nuk mund të luajnë në La Liga këtë sezon.

de jong

Klubi i kishte kërkuar më parë mesfushorit holandez, Frenki De Jong, që të pranonte të ulte rrogën e tij, në mënyrë që Levandovski, Kunde, Kristensen, Kesi dhe Rafinja të mund të federoheshin për sezonin e ri në Spanjë.

Ai nuk e pranoi kërkesën e klubit dhe vazhdon të këmbëngulë që nuk do të largohet nga katalanasit, gjë që duket se i ka ardhur në majë të hundë Laportas, i cili tashmë është gati të ndërmarrë masa ligjore kundër 25-vjeçarit.

Siç bëhet me dije nga mediat spanjolle, Barcelona i ka bërë me dije lojtarit se në kontratën që ai ka rinovuar, kishte disa shkelje ligjore me ish-bordin drejtues të klubit dhe e ka kërcënuar që të rikthehet dhe njëherë te kontrata e vjetër nëse nuk do që klubi të ndërmarrë akte legale ndaj tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura