Kriza energjitike/ Presidenti zvicerian flet pa dorashka: Vendi do të vuajë nga mungesa e energjisë për javë apo muaj, deri në 2025 (Arsyeja)

Oct 19, 2021 | 14:17
SHPËRNDAJE

Sipas Guy Parmelin, presidentit të Zvicrës, është e mundur që vendi të vuajë nga mungesa e energjisë elektrike për javë apo edhe muaj deri në vitin 2025.

presidenti zviceran

Zvicra po përballet aktualisht me dy sfida kryesore kur vjen puna te energjia elektrike.

E para është se nuk prodhon mjaftueshëm energji elektrike dhe duhet ta importojë atë për të plotësuar kërkesën. Pasi, gjatë dimrit rreth 20% e energjisë elektrike të Zvicrës furnizohet nga Gjermania.

E dyta është se ajo mbështetet në energjinë elektrike nga vendet e BE -së për të mbyllur hendekun dhe marrëveshja aktuale e BE -së për ndarjen e energjisë elektrike është lënë në harresë që nga viti 2018. Ndryshimet e planifikuara për vitin 2025 në mënyrën sesi BE-ja menaxhon energjinë elektrike mund të prishin status quo-në duke lënë Zvicrën vetëm. Ndërprerja e njëanshme e negociatave të Zvicrës me BE në maj, ndoshta nuk i ka ndihmuar shanset për të arritur një marrëveshje me bllokun.

Plani për tranzicionin strukturor të Gjermanisë në fushën e energjisë, që do të shoqërohet me mbylljen graduale të reaktorëve bërthamorë, duket se ka krijuar një vakum në furnizimin e Europës me energji elektrike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura