Kriza e thellë në Kushtetuese, flet Dedja: Të përshpejtohen procedurat për vendet vakante

Mar 24, 2018 | 15:40
SHPËRNDAJE

Gjykata Kushtetuese tashmë ka hyrë në krizën më të paprecedentë që prej krijimit të saj pas vitit 1990.

Tashmë rrezikon që roja e ligjit më të lartë në vend të bjerë. Pas shkarkimit të Fatos Lulos dhe dorëheqjes më herët të Besnik Ymerajt, Gjykata Kushtetuese ka mbetur vetëm me pesë anëtarë.

I kontaktuar me telefon nga Top Channel kryetari i kësaj gjykate, Bashkim Dedja pyetjes nëse ka rënë apo jo Gjykata Kushtetuese iu përgjigj:

1508608604dedjaaa

“Jo , unë nuk mund të them që Gjykata Kushtetuese ka rënë, por mund të them që Gjykata Kushtetuese nuk funksionon më në disa aspekte të saj që janë vendimet e seancës plenare dhe vendimet e mbledhjes së gjyqtarëve”, tha Dedja.

Por mos funksionim në seancë plenare do të thotë se gjyqtarët kushtetues nuk mund të dalin më në seancë për të zhvilluar këto procese sipas këtij kalendari të paralajmëruar.

Bashkim Dedja përsëriti sërish në telefon të njëjtin apel për zëvendësimin e vendeve vakante.

“Tashmë Gjykata Kushtetuese nuk formon më dot kuorumin me gjashtë anëtarë, e vetmja gjë që mund të them është të përshpejtohen procedurat për zëvendësimin e vendeve vakante”, tha ai.

Edhe më herët gjatë intervistave në kohë të ndryshme për Top Channel Bashkim Dedja ka deklaruar:

“Gjykata Kushtetuese në këto kushte nuk po ju hyn çështjeve që në thelb rrezikojmë të na çojnë në Strasubrg”, ka thënë Dedja më 25 janar 2018 pëer Top Channel.

Në lidhje me vettingun Bashkim Dedja parashikoi”
Top Channel: Mendoni që gjyqtarët kushtetues do ta kalojnë vettingun?

Bashkim Dedja: Shpresoj ta kalojnë të gjithë, por uroj që kjo gjë të ndodhë sa më shpejt me qëllim që jo vetëm Gjykata Kushtetuese, po tërë sistemi gjyqtarë e prokurorë, të ndahet njëherë e mirë shapi nga sheqeri. Elementi që na bashkon të tërëve është ana profesionale, vendimmarrja është kolegjiale dhe secili ka mendimin e tij, që mund të jetë shumicë, apo pakicë. Kushdo që ka ardhur në Gjykatën Kushetuese është i vlerësuar në këtë aspekt, kurse anët e tjera, pasuria dhe personaliteti janë probleme individuale për secilin. “Çdo berr, thotë, populli varet nga këmbët e tij” dhe secili e di vetë sesi i ka punët e tij. Natyrisht, këto janë gjëra konfidenciale dhe askush nuk mund të hyjë përveç atyre që janë ngarkuar me ligj.

Gjykata Kushtetuese duhet të kishte nëntë anëtarë sipas ligjit. Nga ana tjetër Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka nën shqyrtim kandidaturat e dërguara nga presidenti, të cilët garojnë për t’u bërë gjyqtarë kushtetues për dy vende vakante. Top Channel

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura