Kriza e shëndetit mendor në Evropë/ Cili vend përdor më shumë ilaçe kundër depresionit?

Nov 27, 2022 | 22:57
SHPËRNDAJE

Konsumi global i barnave kundër depresionit është rritur në mënyrë dramatike në dy dekadat e fundit, me evropianët konsumatorët më të mëdhenj.

auto_-640-0-637fca1db053e1669407313

Përdorimi i ilaçeve kundër depresionit është rritur me gati dy herë e gjysmë nga viti 2000 në 2020 në 18 vende evropiane, sipas të dhënave të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Të dhënat e OECD tregojnë gjithashtu një rritje dramatike të ankthit dhe depresionit gjatë pandemisë COVID-19.

Republika Çeke regjistroi rritjen më të lartë me 577 për qind, ndërsa u rrit vetëm me 38 për qind në Francë.

Me 304 për qind u rrit në Portugali, 256 për qind në Mbretërinë e Bashkuar, 208 për qind në Spanjë dhe 200 për qind në Gjermani në të njëjtën periudhë.

grafiku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura