Kriza e refugjatëve, ‘Economist’: Shqiptarët u mirëpritën kur emigruan

Mar 9, 2016 | 10:27
SHPËRNDAJE

Prestigjiozja ‘The Economist’ i ka kushtuar një artikull problemit të refugjatëve të bllokuar në Greqi si dhe mundësisë që ata të strehohen në Shqipëri, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët evropiane për çështjen e azilit dhe kthimin e tyre në origjinë.

‘The Economist’ shkruan për vitet ’90, kur shqiptarët emigruan në Itali dhe Greqi. Shkrimi thekson se shqiptarët u mirëpritën nga këto shtete.

“Italianët zor se mund t’u besojnë syve. 25 vite më parë, mijëra shqiptarë mbërritën në portin jugor të Brindizit në Itali. Në atë kohë, italianët premtuan t’i jepnin qeverisë shqiptare 9 milionë Dollarë që të mbanin njerëzit e tyre në shtëpi dhe fluksit të njerëzve u erdhi fundi”,- shkruan artikulli.

20160312_eup503

Ky fakt, shkruan gazeta ndërkombëtare, mund të vlejë që Shqipëria të veprojë njësoj dhe t’i pranojë refugjatët e ardhur nga Lindja e Mesme, pasi janë larguar për t’i shpëtuar luftërave atje.

“Kriza e emigrantëve sot u jep shqiptarëve shumë ndjenja të përziera. Autoritetet shqiptare kanë filluar të shqetësohen pasi do të duhet të arrijnë një marrëveshje për njerëzit që shkojnë në Shqipëri.

Disa parashikojnë se refugjatët nga Siria, Afganistani dhe Iraku, të bllokuar në Greqi për të hyrë në Europë përmes Maqedonisë, mund të provojnë fatin e tyre përmes Shqipërisë. Zërat qarkullojnë se mafiozët shqiptarë po kërkojnë metoda për të trafikuar me gomone refugjatët drejt Italisë siç bënë në vitet 1990. Shumë emigrantë në Greqi kanë dëgjuar se Shqipëria është e rrezikshme.

Shqipëria tani po vendos policë shtesë për të ruajtur kufijtë e saj. Italia premtoi të dërgojë njerëz dhe pajisje për të ndihmuar në tokë dhe në det. Por, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se vendi i tij nuk është i hapur për emigrantët. Fakti që shumë shqiptarë janë mirëpritur jashtë vendit, mund të llogaritet pak”,- vijon artikulli.

Shkrimi i 'The Economist'
Shkrimi i ‘The Economist’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura