Kriza e refugjatëve/ Çfarë kërkon Turqia dhe a do i pranojë kërkesat e BE?

Mar 18, 2016 | 9:39
SHPËRNDAJE

Kryeministrat e BE kanë rënë dakord natën e kaluar për bazat e marrëveshjes me Turqinë. Por mbetet të shihet nëse Turqia do t’i pranojë ato. Merkel shpreson marrëveshjen.

merkel“Nuk do të jenë negociata edhe aq të thjeshta”, tha kancelarja Angela Merkel në orët e para të ditës së premte, pas bisedimeve me homologët e saj në BE. Me këto negociata ajo mendon në takimin me kryeministrin turk, të cilin do ta informojnë të premten për rezultatin e bisedimeve. Por edhe presidenti i BE Donald Tusk do të “insistojë që të arrihen rezultate”, tha ajo. Evropianët duan që këto negociata të japin rezultate sa më parë, dhe gati pavarësisht çmimit. Presioni për marrëveshje është shumë i madh.

Çfarë ka në tavolinë?

Në parim, plani për marrëveshje ka ndryshuar vetëm pak, në krahasim me ate që kanë rënë dakord Merkel dhe Davutoglu në fillim të marsit. Me kërkesa të Komisariatit për Refugjatë janë futur edhe disa masa sigurie.

· Greqia duhet ta njoh Turqinë si një vend të sigurt të tretë.

· Turqia obligohet që të pranojë mbrapsht të gjithë refugjatët.

· Ajo obligohet që të respektojë Konventën e Gjenevës.

· Për secilin refugjat nga Siria që kthehet, BE do të marr një refugjat sirian me rrugë legale.

· Çdo refugjat do të trajtohet në mënyrë individuale në Greqi.

· Por kërkesat e tyre për azil edhe mund të refuzohen.

· BE shpreson se në këtë mënyrë refugjatët do të ndalojnë të kalojnë në Greqi.

Çfarë kërkon Turqia?

Turqia kërkon 6 miliardë euro ndihma. Një kërkesë e rëndësishme politike është heqja e vizave për të gjithë shtetasit turq, në fund të qershorit. BE kërkon që të plotësohen të gjitha 72 kriteret nga Turqia. Në fillim të samitit shumë vende kanë hezituar për heqjen e vizave. Më në fund, qeveria turke kërkon edhe hapjen e pesë kapitujve të tjerë në negociatat për anëtarësimin në BE.

Disa çështje të hapura

Detajet për marrëveshje janë ende kontestuese. Angela Merkel thotë se Greqia është e gatshme për bashkëpunim në çështjen e refugjatëve, por ende nuk dihen detajet se si do të realizohen këto synime. Edhe momenti i fillimit të kthimit të refugjatëve nuk është i ditur. BE dëshiron që kjo ditë X të vie sa më parë. Sepse kancelarja ka frikë nga efektet negative anësore. Shumë refugjatë do të përpiqeshin që ta shfrytëzojnë këtë periudhë që sa më parë të kalojnë diku në Evropë.

Rrugët legale drejt Evropës?

Angela Merkel niset nga fakt që të gjitha vendet e BE, përveç Hungarisë dhe Sllovakisë, janë të gatshme që të marrin refugjatë sirianë nga Turqia, mbi bazën e kësaj marrëveshjeje. Kontestuese është së në çfarë rrugësh do të kalojnë refugjatët sirianë nga Turqia në BE. Deri tani nuk është lajmëruar asnjë vend vullnetar.

Nuk ka asnjë marrëveshje

Kjo vlenë edhe për këtë samit, sepse Turqia duhet të bie dakord me këto plane. “Mendoj se mund të arrijmë një deal. Ne duhet të arrijmë një marrëveshje, por gjërat ende nuk kanë përfunduar”, tha kryeminisri holandez Mark Rutte gjatë natës së kaluar. Ndërsa kancelari austriak Werner Faymann ende po hedhë gurë në drejtim të Berlinit, me kërkesën që edhe Gjermania të caktojë numrin maksimal që do të pranojë. “Gabim është të besohet se Austria mund të ndihmojë deri në pafund”. Me caktimin e numrave maksimal do të largohej edhe presioni ndaj itinerarit ballkanik. Por këto gjera varen duhet të zgjidhen tani në burimin e problemit – në Turqi.

 

DW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura