Kriza e refugjatëve, Bushati flet sërish: E paprecedent, kapacitet e Shqipërisë nuk…

Aug 28, 2018 | 19:21
SHPËRNDAJE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati,  është shprehur sërish për emigrantët në një intervistë për RTSH.

Bushati deklaroi se kjo është një krizë e paprecedent, ndoshta nga më masivet në historinë e njerëzimit.

Bushati

Intervista

Zoti Ministër, sikurse Kryeministri gjatë takimit tëdjeshëm informal në Durrës, po ashtu edhe ju më herët, kenishprehur gatishmërinë e Shqipërisë për të pritur disa prejemigrantëve që mbërritën në brigjet italiane javën e kaluar. Sa janë kapacitetet e Shqipërisë për t’iu përgjigjur një fluksiemigrator në Bashkimin Evropian?

Së pari, duhet të kemi parasysh që kriza e refugjatëve arriti pikun e vet në 2014 dhe që nga 2014 dhe derimë sot Shqipëria ka mbajtur një ritëm konsistent sipas të cilit tëgjitha vendet që janë pjesë e Evropës, pavarësisht nëse janëvende anëtare të Bashkimit Evropian apo jo, në përputhje me mundësitë apo kapacitetet, duhet të japin koontributin në këtëproces. Kjo është një krizë e paprecedent, ndoshta nga mëmasivet në historinë e njerëzimit. Gjasat janë që nuk do të ketënjë stabilizim të shpejtë të kësaj krize për sa kohë rrënjët e konfliktit, kryesisht në zonën rreth e përqark të Mesdheut, nukjanë adresuar. Për pasojë, kërkon një përgjigje jo individuale pornjë përgjigje në  nivel evropian. Bazuar mbi këtë qëndrim, Shqipëria i përgjigj nevojës që kishte Italia apo nevojës qëkishin autoritetet italiane në kushtet kur ajo është një prejvendeve më të prekura dhe vuan pasojat e kësaj krize. Kapacitetet e Shqipërisë nuk diskutohet janë kapacitete tëkufizuara, po besoj që në këtë vendimmarrje, siç është shpjeguarfaktori kryesor motivues, ka qenë qëndrimi i Shqipërisë, të cilinsapo e përmenda, dhe koontributi ynë për një çështje të cilën e konsiderojmë humanitare.

Zoti Ministër, ju thoni që kjo është çështjehumanitare. Ne pranuam 20 prej tyre. Ishte ky një mesazh idrejtëpërdrejtë për vendet e posaçme të Bashkimit Evropianqë janë skeptike?

Skeptike për…?

Për pritjen për emigrantët për krizën e emigrantëve?

Jo. Shqipëria nuk i ka bërë karshillëk asnjëvendi anëtar të Bashkimit Evropian. Ne mund të mos biemdakort me politikat e vendeve të caktuara në BE rreth çështjes sëemigracionit apo krizës së refugjatëve, por më duhet të them qëka qënë një qëndrim i qartë i Shqipërisë duke marrë nëkonsideratë historinë e popullit dhe kombit tonë. Në ditët tonamë të vështira, që nga shëmbja e regjimit komunist, ishtedashamirësia e popullit italian që në një farë mënyre e shpëtoiShqipërinë nga një katastrofë të përmasave të jashtëzakonshmesiç ishte vala migratore e viteve 90’. Pra, ne kemi një llojhistorie të rëndësishme me emigracionin dhe nuk mund tëharrojmë edhe elementin njerëzor në vendimarrjen për tema tëtilla. Nuk kemi i bërë karshillëk dhe nuk kemi pretenduar përasnjë çast që përmes një veprimi të tillë të çojmë një mesazh tëdy-kuptimtë diku në ndonjë vend që ka një qëndrim të ndryshëmpër këtë çështje apo të këmi tentuar të përfitojmë në funksion tëagjendës sonë të afrimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian.

Zoti Ministër, po në raste të ngjashme ne do te veprojmë në të njëjtën mënyrë, do të kemi gatishmëri?

Në politikë është e vështirë të flasësh në mënyrë hipotetike pavarësisht se Shqipëria është e përgatitur për variantin A, B dhe C, por mundësimi bazohet tek formësimi i kësaj politike që sapo theksova, tek proporcionaliteti, pra tek nevoja që të gjitha vendet të ndërhyjnë dhe të japin kontributin e tyre në këtë proces. Ne do të vijojmë të jemi në kontakte jo vetëm me autoritetet italiane por dhe me vende të tjera, sepse në fund të ditës është një çështje humanitare por që ka dhe dimensione të qarta për sigurinë në rajonin e Mesdheut dhe më gjerë.

Zoti Ministër, nis vjeshta. Cilat do të jenë ngjarjet që do të shoqërojnë procesin e integrimit për futjen në Bashkimin Evropian?

Ne kemi nisur procesin e screening me Komisionin e Bashkimit Evropian dhe natyrisht që po bëhet një punë e imtësishme. do të thoja, për t’iu përgjigjur sfidave që burojnë nga ky proces dhe për të kaluar në skaner të gjithë stacionin e Bashkimit Evropian, si edhe për të kuptuar dhe për të inventarizuar nivelin tonë të përputhshmërisë jo vetëm në planin legjislativ por dhe tek masat legjislative që do të ndërmerren në këtë drejtim. Natyrisht, kjo është vetëm pjesa teknike. Për pjesën politike është shumë e rëndësishme dhe uroj të gjendet gjuha e përbashkët për të miratuar ato reforma të nevojshme që do ta shtyjnë përpara procesin e zbatimit të reformës në drejtësi. Vetting-u ka prodhuar disa suksese të prekshme në drejtësi. Falë zbatimit të procesit të Vetting-ut që gjerësisht pranohet që Shqipëria është një model për vendet e tjera të rajonit, jo vetëm për mënyrën se si do të duhet të reformohet dhe pastrohet me tej sistemi në drejtësi, por duhen ngritur gjithashtu dhe institucione për të cilat është rënë dakord në momentin që u miratua paketa e ndryshimeve kushtetuese. Ne jemi të vendosur për të ecur përpara në këtë drejtim në mënyrë që në qershorin e 2019-s, dosja e Shqipërisë të jetë një dosje mjaft e konsoliduar si nga pikëpamja e fuqizimit të mëtejshëm të kapaciteteve administrative ashtu dhe nga pikëpamja e përmbushjes së angazhimeve të ndërmarra në gjithë këtë proces.

Nëse do të kemi mundësi bllokimi nga opozita në këtë proces, ka qeveria një plan B?

Nuk besoj se është në interesin e opozitës për të vazhduar të bllokojë reformat që kanë lidhje me këtë proces, tani është bërë e qartë se ky nuk është një proces që ka lidhje me qeverinë. Nga ky proces nuk varet as fati i qeverisë Rama dhe as fati i një partie politike të caktuar. Është një proces që ka të bëjmë ndryshimin dhe modernizimin e vazhdueshëm shoqëror. Është një proces nga i cili të gjithë aktorët duhet të kontribuojnë prandaj është e udhës që energjitë tona të shfrytëzohen në drejtim të përmbushjes së këtyre reformave që nuk janë as majtas as djathtas, por janë reforma për të modernizuar më tej shtetin e së drejtës.

Zoti Ministër, si e shikoni situatën aktuale në rajon, referendumin në Maqedoni por edhe zhvillimet e fundit në Kosovë?

Besoj se për sa i përket referendumit në Shkup, para fqinjëvetanë paraqitet një rast i papërsëritshëm për të vulosur edhepërmes një plebishiti marrëveshjen e arritur me Greqinë përçështjen e emrit. Është në interesin jo vetëm të fqininjit tonë porbesoj edhe të gjithë vendeve të tjera rajonit për ta inkurajuar këtëproces shumë pozitiv, për të dalë nga moçali i konflikteve tëpanevojshme dhe për të ankoruar fqinjin tonë në ujrat euro-atlantike. Shqiptarët kanë luajtur një rol vendimtar atje në tëgjithë këtë proces. Kanë qenë vijimësisht dhe kokëfortësisht pro anëtarësimit të vendit të tyre në NATO. Në këtë kontekst, shprehbindjen se në radhët e shqiptarëve do të ketë një mbështetjemasive për sa i përket kursit në të cilin është përfshirë vendi. Natyrisht, rruga për në BE nuk është e lehtë. Marrëveshjet nukjanë të lehta. Nga ana tjetër besojmë fuqimisht që para fqinjittonë shtrohet një mundësi e madhe përpara e cila duhetshfrytëzuar me zgjuarsi.

Në raport me Greqinë, ne do të vijojmë procesin që kemi nisurtanimë. Në vjeshtë do të kemi një takim të radhës me ministrin e jashtëm grek në OKB, gjatë sesionit të OKB-së, ku do tëvazhdojmë punën, e cila është ndërprerë për shkak të pushimevetë verës.

Për sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, nuk kadyshim që e inkurajojmë këtë proces, që të finalizohet me njëmarrëveshje që njeh shtetet në mënyrë të ndërsjellë dhe krijonmë shumë stabilitet dhe një perspektivë më të qartë të të gjithërajonit në anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Zoti Ministër shpresojmë që takimi që do të keni nëOKB të prodhojë rezultate sa më shpejt për sa i takonmarrëveshjes me Greqinë. Por, në fakt në media aludohetpër një bllokim nga ana e presidencës sa i takon procesit tënegociatave, si qëndron çështja?

Kemi pasur një komunikim normal për këtë proces, në përputhjeme përgjegjësinë dhe rolin institucional të të gjithë aktorëve tëpërfshirë dhe pjesa tjetër është thjeshtë aludim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura