Kriza e emigrantëve: BE-ja do vendosë masa për dëbime më të shpejta

Oct 8, 2015 | 10:24
SHPËRNDAJE

Planet për të përshpejtuar dëbimin e azilkërkuesve që janë refuzuar, do të diskutohen sot në një takim të ministrave të BE-së në Luksemburg.

_85966391_029500781

Ministrat e Punëve të brendshme të BE pritet të dalin nga takimi me miratimin e disa masave, duke përfshirë ndalimin e atyre që mund të arratisen para se të mund të dëbohen.

Kjo vjen pasi shtetet e BE-së po ballafaqohen me një fluks të madh azilkërkuesish.

Më shumë se 600.000 persona kanë mbërritur në vendet e bllokut deri më tani këtë vit, shumë duke i ikur luftës, varfërisë dhe persekutimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura