KRIZA/ 1.400 policë për zhvendosjen e refugjatëve nga Idomeni

May 24, 2016 | 18:13
SHPËRNDAJE

Policia greke ka filluar me evakuimin e kampit të Idomenit, një kamp provizor refugjatësh në kufirin me Maqedoninë.

Mijëra refugjatë qëndrojnë në këtë kamp duke shpresuar prej muajsh që të hapen kufijtë për të përdorur itinerarin ballkanik, faktikisht të mbyllur, në drejtim të Europës Perëndimore.

0,,19279208_303,00

Sipas mediave greke në aksion marrin pjesë rreth 1400 policë grekë që e bllokuan kampin me një rreth të gjerë policor. Me zbardhjen e ditës një helikopter i policisë u ngrit për të filmuar evakuimin dhe dërguar pamjet në qendrën e misionit.

Shtypi nuk u lejua fillimisht t’i afrohej kampit.

Nëntë autobusë me refugjatë janë larguar nga kampi gjatë të martës. Megjithatë një pjesë refugjatësh u përpoqën të fshiheshin në fushat përreth për t’i ikur aksionit policor. Disa organizata humanitare i kishin njoftuar refugjatët më parë për aksionin policor, e sipas dëshmitarëve që të hënën një pjesë e refugjatëve janë larguar nga kampi për t’u fshehur në rajonet përreth.

Griechenland Behörden beginnen mit Räumung des Flüchtlingslagers in Idomeni

Një dëshmitar nga ana maqedonase i ka thënë agjencisë Reuters, se ka parë një trupë të madhe policore. Megjithatë aksioni për boshatisjen e Idomenit është zhvilluar më qetësi. Familjet me fëmijë i kanë mbledhur plaçkat në çanta të mëdha.

Sipas të dhënave të autoriteteve, refugjatët që jetojnë në kushte shumë të vështira në Idomeni do të zhvendosen në kampet në jug të Idomenit, me kushte më të mira.

“Evakuimi po zhvillohet pa probleme”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë greke për refugjatët, Jorgos Kyritsis. Parashikohet që kampi i Idomenit të boshatiset deri në fund të kësaj jave. Mediat kishin raportuar në javët e fundit për tregti droge dhe prostitucion në Idomeni. 15.000 vetë ishin vendosur në mars në këtë kamp.

DW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura