Kritiku i Bashës përshëndet denoncimet e PD: Ka qenë e saktë dhe bindëse, por unë do flas përsëri kundër nëse…

May 21, 2018 | 9:28
SHPËRNDAJE

Tomor Alizoti, ish drejtues i departamentit për ish të perndjekurit politikë në PD, sot i distancuar nga Lulzim Basha dhe një zë kritik kundër tij, thotë se opozita e javëve dhe muajve të fundit në denoncimin e skandaleve të drogës ka qenë e fortë.

Në ‘Kapital’ në Vizion Plus, të gazetarit Aleksandër Furxhi, Alizoti është shprehur se ”Opozita ka qenë e argumentuar e saktë dhe bindëse”.

“Ka njerez që thonë se këto janë lojëra mes Bashës dhe Ramës, une nuk e besoj këtë. Opozita ka arritur t’i tregojë qartazi publikut se qeveria është e inkriminuar”, është shprehur Alizoti.

alizoti1-430x360

Ndërsa kur është pyetur në se ku është ai sot brenda apo jashtë PD-së ai është përgjigjur:

“Unë e kam kritikuar PD dhe udhëheqjen e saj. Por unë jam në PD sepse e fus veten te njerëzit konservatorë dhe të djathtë. Une dhe familja ime dihet qe kemi vuajtur.

Mendoj se thelbi i vuajtjes në vendin tonë ka qenë “mendimi ndryshe”. Jo vetem të djathtët, por edhe ata të majtë që fillimisht mendonin se komunizmi do të sillte begatinë, sapo filluan të mendonin ndryshe, përfunduan në burgje. Shqipëria ka vuajtur nga ‘mendimi ndryshe’.

Mos të harrojmë se demokracia në vetvete është produkt i mendimit kritik. Unë jam pjesë e PD pa asnjë diskutim, ajo nuk është e një njeriu të vetëm, qoftë ky edhe lider, por e gjithë demokratëve. Gjërat që do i them, nëse do ketë zhvillime për t’u kritikuar përseri do ngre zërin tim.”- deklaroi Alizoti në Kapital.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura