Kritikohet se harroi Rita Orën pasi publikoi foto me Dua Lipën, Bebe Rexha u mbyll gojën fansave: Mos e nisni këtë…

Nov 12, 2018 | 11:38
SHPËRNDAJE

Të gjithë e dinë se dy këngëtaret e famshme shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa nuk kanë një raport të mirë, duke u shmangur kështu nga njëra-tjetra në çdo event.

bebe-duaPor mes tyre qëndron këngëtarja tjetër e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, e cila gjithmonë ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të dyja.

Së fundmi Bebe dhe Dua kanë qenë në evente të përbashkëta, ku janë fotografuar në shoqërinë e njëra-tjetrës.

bebe-dua-1

Një javë më parë ato të dyja ishin në Bilbao të Spanjës, ku në profilet e tyre në rrjetet sociale postuan foto e video ku shfaqeshin duke kënduar e kërcyer bashkë.

rita bebe

Ndërkohë pak ditë më parë, Rexha dhe Lipa ishin bashkë në Kanë të Francës, të pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “NRJ Hit Music Only”.

Dy këngëtaret kaluan natën së bashku dhe nuk mungoi një foto e tyre e publikuar në rrjetin social “Instagram”.

bebe ora

Bebe ishte e para që postoi një foto ku shfaqej së bashku me Duan, dhe fansat e Ritës “shpërthyen” menjëherë me akuza ndaj këngëtares. Ata i thoshin se po zëvendëson Orën me Lipën.

Capture

Por sigurisht që Bebe ka një përgjigje për të gjithë ata që mendojnë kështu: “JO! Mos e nisni këtë. Rita është gjithashtu shoqja ime”.

dua bebe dua bebe rita

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura