Kritikët e Bashës/ Topalli del kundër Genc Rulit: Çadra ishte për…

Jul 4, 2017 | 18:27
SHPËRNDAJE

Ish-deputetja e PD-së, Jozefina Topalli, e cila njihet si një ndër kritiket më të mëdha të kreut të PD-së, Lulzim Basha ka dalë kundër kritikut tjetër Genc Ruli në lidhje me çadrën.

topalli-ruli-905x395Duke folur dje në “ABC News”, Genc Ruli tha se çadra ishte e sinqertë dhe qëllimi i saj ishte fisnik e i shërbeu demokracisë, pavarësisht se çfarë ndodhi më pas.

Mirëpo Topalli nuk ka të njëjtin qëndrim. Duke folur edhe ajo për “ABC News” sot, tha se çadra ishte e paramenduar nga Basha për të ruajtur pushtetin vetjak.

“Çadra i shërbeu vetëm një qëllimi, pushtetit të Bashës në PD. Ai mënjanoi të gjitha mbledhjet e strukturave me çadrën”, tha Topalli.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura