Kritikat “ndezin” Asanin, ja çfarë ndodhi në stërvitjen e fundit të Partizanit

Mar 3, 2021 | 9:24
SHPËRNDAJE

Sot në orën 13:00, Partizani zbret në fushën e stadiumit “Loni Papuçiu, për t’u ndeshur me skuadrën e Apolonisë. Një sfidë delikate deri diku kjo për “demat e kuq”, pasi në sfidën e fundit fierakët arritën t’i merrnin një barazim skuadrës së Dajës, në sekondat finale të takimit.broja partizani

Partizani nuk do të donte që kjo situatë të përsëritet dhe vlerësimi për këtë takim, ka qenë maksimal nga stafi teknik i “demave të kuq”. Ndërsa Apolonia, është në kërkim të pikëve jetike për mbijetesë.

MUNGESAT – Në seancën stërvitore të ditës së djeshme, zhvilluar si zakonisht në orën 11:30 në kompleksin “Football Republic”, u vunë re disa mungesa te Partizani. Stenio Zhunior nuk ishte fare pjesë e grupit, ndërsa Valentino Murataj dhe Ferhan Hasani, bënë stërvitje të diferencuar, duke bërë disa vrapime rreth fushës.

Gjithashtu, edhe në kampin e portierëve u panë vetëm Alban Hoxha dhe Aldo Teqja, ndërsa i riu Livio Malaj mungoi. Pjesa tjetër e grupit ishte e plotë, madje dhe afrimet e janarit duken në formë optimale. Dominguez dhe Mëllugja kryen stërvitje të plotë dhe morën ngarkesa, por vështirë që Daja të ndryshojë formacionin që aktivizoi ndaj Laçit në fundjavë.

ASANI – Një lojtar që mori kritikat e trajnerit Daja pas barazimit ndaj Laçit… Asani megjithatë, mbetet një prej lojtarëve më të mirë në Superiore dhe kualitetet e tij, janë një armë e fortë e Partizanit. 25-vjeçari ishte i pari që zbriti në fushën e kompleksit stërvitor, duke u zbavitur fillimisht me disa ushtrime me topin.

Më pas, kur trajneri Daja mbaroi konferencën për shtyp dhe pjesa tjetër e skuadrës zbriti në fushë Asani u bashkua me ta dhe kreu stërvitje të plotë. Duket se mesfushori anësor i të kuqve, është “ndezur” pas kritikave të Ilir Dajës.Melo dhe Jasir Asani

BROJA – Mungesat e Partizanit, janë goxha të rëndësishme, me Rron Brojën një prej tyre. Mesfushori i “demave” nuk rikuperohet dot në kohë për sfidën ndaj Apolonisë, ndërsa në seancën e djeshme stërvitore kreu disa xhiro rreth fushës. Përveç sfidës ndaj Apolonisë, Broja rrezikon dhe ndeshjen e fundjavës ndaj Skënderbeut. E njëjta situatë, është edhe me tre futbollistët e tjerë: Zhunior, Murataj dhe Hasani, me trajnerin Daja që u shpreh se e sheh të vështirë të rikuperohen këtë javë.

RRESHTIMI – Duke marrë në konsideratë dëmtimet , Parti- zani mund të rreshtohet kështu, Kapiteni Alban Hoxha do të jetë mes shtyllave, ndërsa në mbrojtje, Idrizaj dhe Hakaj do të mbulojnë krahët. Bitri dhe Belica formojnë një partneritet të mirë në prapavijë dhe do të jenë sërish titullarë ndaj Apolonisë. Mala, Kote dhe Bardhi përbëjnë repartin e mesfushës, me Dajën që nuk ndryshon asgjë në mesfushë nga ndeshja me Laçin. Ndërsa Çinari, Asani dhe Melo do të formojnë treshen e sulmit, me Jasirin që rikthehet titullar pasi u ul në stol ndaj kurbinasve. Mbetet për t’u parë nëse mund të kemi dhe një nga dy lojtarët, Mëllugja e Dominguez, me fanellë titullari në transfertën fierake.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura