Kritikat ndaj opozitës/ Rama: Merrem aq sa duhet, normale në ndeshje zgjedhore. Ja çfarë thotë për deklaratat e Berishës për vaksinat

Apr 1, 2021 | 21:39
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama shprehet se kritikat dhe satirën e përdorur gjatë fushatës ndaj opozitës janë në masën aq sa duhet e sidomos në kohë fushate.

rama

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, Rama tha se kjo mënyrë komunikimi i vjen krejt natyrshëm dhe nuk është e panjohur në mënyrat e komunikimit në botën e lirë dhe demokratike.

Jam krenar se është mënyrë komunikimi që më vjen natyrshëm, por nuk është e panjohur në mënyrat e komunikimit në botën e lirë dhe demokratike. Ju mund ta quani satirë, por unë mendoj që është e vërteta, e thënë me një mjet komunikimi që mund të quhet satirë. Satira nuk është as e ndaluar, as e pakëshillueshme”, tha Rama.

Sa i përket mungesës së reagimit të Bashës për deklaratat e Berishës për vaksinën kineze, Rama thotë se hesht pasi nuk është lideri i PD.

Rama: Nuk e bën dot këtë. Por nuk ka rëndësi, secili bën atë që është më e udhës për të përcjellë mesazhin e vet dhe shtjellimin e panoramës. Pse nuk është e vërtetë që Basha nuk është lideri i PD?

Sulo: Pse mendon kështu?

Rama: Jemi si e gjithë bota në kushtet e një lufte me një pandemi, që kërkon respektimin e disa normave jo shumë të vështira, shumë të thjeshta madje dhe kërkon që të respektohen nga ata që kanë mundësi dhe japin shembullin e tyre si persona publikë. Ashtu sikundër është e padiskutueshme që nuk është një luftë partish, është një luftë për shëndetin që është mbi të gjitha partitë. Nëse në partinë time do dilte dikush e do të thoshte mos u vaksinoni se bëjnë dëm dhe nëse unë nuk do flisja, atëherë nuk do të isha në lartësinë e detyrës. Por nëse Saliu del e thotë që vaksinat janë vdekjeprurëse e ndalohen me protokoll për ata mbi 60 vjeç, që qeveria kineze i ka shkruar qeverisë shqiptare që të mos i përdorin dhe hesht e bën sikur s’dëgjon, kjo do të thotë se nuk është lideri i asaj partie.

Sulo: Ka dhënë mendimin e tij. Edhe Bushati nuk është dakord për atë që thatë ju dje në Shkodër.

Rama: E para e punës nuk e di çfarë ka thënë Ditmir Bushati dhe këtu nuk po flas pse këtu thotë diçka, po flas për akte kriminale.

Sulo: Ju keni 2-3 muaj që bëni diversion politik. Shembulli që morët është i ditëve të fundit.

Rama: Të solla shembullin më të freskët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura