Kritikat e Ramës ndaj BE-së/ Vasili: Bën një “show” që e kanë porositur disa antieuropianë! Moskës dhe Beogradit i duhet një “kamikaz” nga Europa

Jun 25, 2022 | 19:12
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i konsideron “show”, kritikat e kryeministrit Rama ndaj BE-së për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Petrit-Vasili

Vasili shkruan në Facebook se Rama është i kapur nga disa aktorë antieuropianë të cilët e kanë porositur kryeministrin për të bërë deklarata të tilla.

Sipas nënkryetarit të LSI-së, Moskës dhe Beogradit ju duhet një kamikaz nga Europa.

Postimi i Petrit Vasilit në Facebook:

Mos u merrni më me shfaqjet e paguara të Rames, por te gjithe ne kembe kunder varferise helmuese dhe grabitjes kombetare!

Me shume te drejte gazetare, analiste si dhe qytetare te shumte komentojne me shqetesim deklaratat e Rames kunder BE dhe gjuhen e marre dhe prej halldupi te tij.

Por sot do tu beja te gjitheve nje ftese te hapur qe ta linin vetem Ramen ne zderhalljen e paguar te tij.

Eshte shume e qarte se Rama i komisionuar, i kapur per gryke dhe nen shantazh nga aktore antieuropiane lindorë e ben kete show te porositur antieurope sipas telekomandimit serborus, qe i behet atij.

Ne dukje ky i Rames eshte nje show i çmendur, jashte cdo logjike dhe nje kafsheri politike si ne forme ashtu edhe ne permbajtje. Porse nuk eshte aspak ashtu.

Aksit Beograd Moske por edhe me gjere ju duhet nje kamikaxe antieurope, por qe natyrshem duhet te jete nga Europa.

Askush nuk mund te vetofrohet per nje mision te tille te rrezikshem dhe te neveritshem ne radhe te pare kunder popullit te vet pervec Edi Rames.

Pra Edi Rama eshte i vetmi, qe mund te kryeje nje mision te tille dhe i vetmi qe permbush te gjithe kushtet, sepse eshte pazarxhi kufijsh ne dem te Shqiperise dhe Kosoves, pra i pacipe ne shitjen e cdo interesi kombetar.

Interesat me te errta antieuropiane e kane kurdisur dhe leshuar pra Ramen sokakeve te Europes, qe ai te lehë pa pushim per te mbajtur nje fokus gjoja zhgenjimi ndaj Europes si dhe per te hedhur balte mbi Europen dhe rendesine jetike te saj per te ardhmen e Shqiperise dhe Ballkanit ne teresi.

Qesharak e grotesk ne kete rol te tij Rama po vazhdon gjer ne neveri kete loje te shpifur e te lexueshme ne menyre te perditshme.

Edi Rama e ka kete kurajo dhe eshte vendosur egersisht kunder Europes, pasi eshte i vetmi kryeminister, qe drejton qeverine me te korruptuar te Europes, qe ka kthyer vendin ne lavatrice, te pastrimit te parave, qe vjedh ne menyre mafioze zgjedhjet dhe qe ka kthyer Shqiperine ne vater te krimit te organizuar dhe trafiqeve nderkombetare.

Por a ka vlere te komentohen më shfryrjet histerike te paguara antiEurope te tij.

Rames i intereson, qe energjia te devijohet drejt show-ut te tij te neverishem antieuropian dhe jo drejt plageve, qe po shkaterrojne vendin.

Ndaj Rama duhet lene krejt vetem ne kete detyre te paguar, qe ai po kryen dhe do vazhdoje ta kryeje per sa kohe qe do t’ja kerkojne ata qe e paguajne dhe e shantazhojne.

Komentet,reagimi dhe kunderpergjigja ndaj tij dhe qeverisjes duhet dhene ne çdo sekonde ne cdo front: ne shesh, ne parlament, ne rrjete sociale e kudo duke u ngritur ne kembe kunder: rritjes çnjerezore te cmimeve, qe po helmon jeten e njerezve te thjeshte, te vjedhjes se miliardave leke me tendera e koncesione, te varferimit qe po shpopullon vendin dhe tragjedise sociale e te varferise qe eshte kembekryq ne mijra e mijra familje shqiptare.

Cdo energji duhet te perqendrohet vetem ketu. Kjo eshte kryeçeshtja e cdo shqiptari.

Sa per zderhalljen antiEuropiane te Rames rrini te qete se Europa eshte aq e vjeter dhe ka parë kaq shume karagjoze dhe aventurierë te tille sa di dhe ia tregon vete vendin edhe ketij.

Lereni vetem ne lehjen e tij te paguar. Te gjithe ne kembe per te mbrojtur Shqiperine nga shperberja dhe varferia helmuese, çdo energji vetem ketu.

© Panorama.al

Te lidhura