Kritikat e ashpra të Ditmir Bushatit, flet për herë të parë Rama: Në Shqipëri s’ka oligarkë, s’kam njohur asnjë të tillë. Vendimet janë…

May 12, 2020 | 15:17
SHPËRNDAJE

rama konferenca gazetaretKryeministri Edi Rama ka folur sot për herë të parë për kritikat e ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, cili akuzoi maxhoracënse po merr vendime në favor të oligarkëve dhe si e tillë duhet të distancohet prej tyre.

Por Rama ka thënë se qëndrimi i Bushatit është çështje e diskutimit të lirë dhe se ‘nuk i krijon asnjë ndjenjë të veçante.

Rama ka thënë se në Shqipëri nuk ka oligarkë, dhe se ai deri më sot nuk ka njohur asnjë të tillë.

“Sulmet e Bushatit? S’kam asnjë ndjenjë të posaçme me thënë të drejtën është hapësirë e lirë diskutimi, qasjesh, pozicionesh. Unë i mbetëm asaj që kam thënë, që e besoj edhe sot. Në Shqipëri nuk ka oligarkë, mjafton të referohemi tek termi dhe mjafton të nxjerrim konkluzion.

Oligarkët nuk janë ata sipërmarrës të pasur, ata që përmes biznesit realizojnë të ardhura më shumë se të tjerët, por oligarkët influencojnë drejtpërdrejte vendimet e Qeverisë dhe Parlamentit në funksion të interesave të tyre.

S’kam njohur deri më sot një person të tillë, që ta ketë të pushtet në Shqipëri, s’kemi marrë vendime që s’kanë qenë të diktuara nga bindjet tona.

Është term që përdorët në mënyrë të gabuar, përdorët për të krijuar ide të gabuara lidhur me një numër  të caktuar njerëzisht, që s’janë bërë të pasur nga hiçi, por kanë vënë pasurinë e tyre në shumë vite. Në qeverinë tonë paguajnë më shumë taksa”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura