Kritikat e deputetëve, 4 ministra raportojnë në grupin e PS. Rama lë mbledhjen

Feb 8, 2016 | 14:16
SHPËRNDAJE

Pas kërkesës së deputetes Arta Dade dy mbledhje më parë të grupit parlamentar socialist, që ministrat të shkonin në grup dhe të raportonin për punën e dikasterit që ata drejtojnë, sot sipas një grafiku të përcaktuar po raportojnë ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ai i Ekonomisë Arben Ahmetaj, i Financave Shkëlqim Cani dhe ai i Energjetikës Damian Gjiknuri.

ps

Sipas të dhënave, mësohet se i pari që ka mbërritur në kryesinë e PS-së, rreth orës 12:30 ka qenë kryeministri Edi Rama, ndërsa më pas ka mbërritur dhe ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.

Rama duke dale nga mbledhja e grupit
Rama duke dale nga mbledhja e grupit

Ky raportim ka qenë kërkesë e përsëritur e disa deptuetëve të Partisë Socialiste.

Mbledhja e grupit parlamentar socialist ka nisur që në orën 13:00.

Në orën 13:40 raportohet se Rama ka dalë nga mbledhja e grupit të PS-së, për shkak të axhendës së punës, pasi mësohet se pritet të takohet me eurodeputetët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura