Kritikat e Blushit, Halimi: Nostalgjia e sehiristëve nuk e zhbën realitetin, duartrokiti Ramën kur nënshkroi kontratë me krimin

Apr 26, 2015 | 9:18
SHPËRNDAJE

Deputeti demokrat Eduard Halimi duke iu përgjigjur kritikave që kolegu i tij socialist Ben Blushi bën për mazhorancën qeverisëse, thekson se problemet e Rilindjes “nuk jane aq siperfaqesore dhe poetike sa thote Blushi, problemi i Rilindjes eshte kontrata me krimin”.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Halimi ngre gishtin mbi dy deputetët socialistë, Blushi dhe Braçe, për të cilët thotë se nuk vlen “nostalgjia dhe perpjekja naive per te fajesuar drejtesine sic ben ndonje sehirist, dhe as ikja nga problemi duke takuar luleshtrydh rrites nuk e zhbejne bejne realitetim qe kemi ne mes’.

Eduard Halimi

“Te gjithe keta qe flasin sot ne gjirin e rilindjes here si nostalgjiste, sktuthiste, sehiste apo krenariste, kane qene dhe kane duartrokitur e brohoritur teksa Rama nenshkrunte kontraten politike me krimin ne 23 qershor. Kane duarktrokitur edhe kur goditeshin deputetet e opozites se nxirnin emrat e trafikanteve deputete. 

Pas 2 vjetesh ja ku i kemi frutat e kontrates me krimin, rrenimi i ekonomise, rrenimi i vendit, shkaterim i shtetit ligjor, autoritarizem, kapje te insitucioneve, varferim ekstrem i te varferve dhe shtim pasurie e oligarkeve te pushtetit. 

Dy vjet pas dites se lidhjes se kontrates me krimin, Parlamenti nuk ka nje perberje aq poetike e siperfaqesore sa e paraqet Blushi me krenariste e kanabiste. As nostalgjia dhe perpjekja naive per te fajesuar drejtesine sic ben ndonje sehirist, dhe as ikja nga problemi duke takuar luleshtrydh rrites nuk e zhbejne bejne realitetim qe kemi ne mes. Luanin ne mes te dhomes. Krimin ne parlamet. 
Sa deputete kane me te shkuar kriminale dhe kur do i largojne? Kete duan njerezit. Ata qe i sollen ata ti largojne, pa poezi, pa nostalgji. Nese nuk e bejne dot, te ikin te gjithe dhe ti zgjedhim nga e para”,- shkruan Halimi.

Ndërsa vijon duke theksuar se nderprerja e kontrates se politikes me krimin “eshte emergjence kombetare. Ata qe lidhen kontraten duhet ta zgjidhin menjehere, nese nuk e bejne duhet ta beje populli duke te na nxjerre te gjitheve jashte nga parlamenti dhe te formoje nje parlament te ri, pa indidvide me te shkuar kriminale”,- e mbyll postimin e tij deputeti demokrat. 

Keshtu fillon ringritja, dhe kjo eshte oferta e re e PD 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura