Kritikat dhe kundërshtitë për Shengenin Ballkanik/ Po Hoti a do ulet në tryezë? Rama tregon tre fjalë kyçe: S’është patriotizëm të thuash diçka tjetër e të bësh…

Jul 3, 2020 | 12:38
SHPËRNDAJE

Tryeza e Shengenit Ballkanik ka marrë shumë kritike dhe refuzimin e dy kryeministrave të Kosovës për t’u ulur në një tryezë me Serbinë.

Por sipas kryeministrit Rama, refuzimi për për çështje interesash elektorale dhe do të thotë të mos punosh për të ardhmen.

Në këndvështrimin tim janë tre fjalë kyçe sot për ardhmërinë e Kosovës dhe për ardhmërinë e ambicies strategjike të Shqiptarëve në rajon, drejtësi ndërkombëtare e drejtë, stabilitet institicional i padiskutueshëm dhe dialog për paqe me njohje përfundimtare.

Stabiliteti institucional sot shkon shumë përtej nevojave të politikës së ditës dhe shumë përtej dasive krejt normale mes forcave politike në kushtet kur Kosova sot ka një ballafaqim të jashtëzakonshëm ndërkombëtar në dy fronte.

Në frontin e mbrojtjes së dinjitetit të luftës e së qenit një shtet sovran e demokratik, i ngritur mbi një luftë çlirimtare, dhe jo mbi idenë e pengimit të drejtësisë por vullnetit të të gjitha forcave politike për t’i hapur rugë drejtësisë, e nga ana tjetër ballafaqimit deri në fund me Serbinë për t’ja dalë me mjetet e paqes një betejë demokratike mjaft sfiduese, në një kohë për të mos dobësuar vetveten në një kohë kur përballja është me një shtet tjetër deri dje agresor ,e sot një kundërshtar politik me të cilin duhet bashkëjetuar”, tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, Shengeni Ballkanin nuk është alternativë e integrimit të vendeve në BE.

“Por krijimi i një hapësire të përbashkët në ndërkohë që përpiqemi të gjithë të hyjmë në BE duke shfrytëzuar potenciale të pashfrytëzuara. Kush i bie ndesh kësaj alternative, dhe e lidh me nevojat e interesat e Beogradit, unë qëndroj tek interesi i shqiptarëve dhe potenciali që kemi pa shfrytëzuar me Kosovën.

Cfarë mësimesh duhet të nxjerrim ne që të arriturart s’janë të atilla që mund të themi ja kemi dalë të shfrytëzojmë këtë potencial? Liria e njerëzve është edhe më e rëndësishme e jetike për ambicien strategjike se sa është për të tjerët, s’bëhet fjalë për lëvizje të lirë turistësh, që vizitojnë Prizrenin apo vijnë për tu ngrohur në diell në Durrës. Jo lëvizje të lirë interesash të ditsh, por lëvizje të lirë brenda një familje të ndarë prej kaq shumë kohësh që s’mund dot të pranojë të jetojë me një gardh në mes kur vullneti është për t’u bashkuar”.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, Rama tha:

“Të humbasësh kohë e vite për interesa të brendshme elektorale apo nga frika se do çohen patriotët e vërtetët e do të tregojnë me gisht si tradhtar, është të mos punosh për të ardhmen, është cëshjte refuzimi për të rënë në batakun e teorive të konspiracionit e akuzave ordinere të ditës.

S’është patriotizëm të mbyllesh, barrikadohesh, të thuash një gje e të bësh dicka tjetër kur të vjen mundësia, por të kapërcesh të gjitha barrikadat e vendosura e që mbahen në këmbë edhe këtu e atje nga barrikadeos profesionistë që kanë vetëm një qëllim, pushtetin, asgjë tjetër”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura